Pilivesa Kundër Fluturës

Text
0
Kritiken
Leseprobe
Als gelesen kennzeichnen
Wie Sie das Buch nach dem Kauf lesen
Pilivesa Kundër Fluturës
Schriftart:Kleiner AaGrößer Aa

Pilivesa kundër Fluturës

Libri Dy

nga

Charley Brindley

charleybrindley@yahoo.com

www.charleybrindley.com

Redaktuar nga

Karen Boston

Website https://bit.ly/2rJDq3f

Përkthyer nga Gentian Cane

Kopertina e përparme punuar nga

Charley Brindley

Kopertina e mbrapme punuar nga

Niki Vukadinova

© 2019 Charley Brindley, të gjitha të drejtat e rezervuara

Shtypur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Edicioni i Parë29 Maj 2019

Ky libër i kushtohet

Seth Alva Uokërit

Disa prej librave të Charlie Brindley-itjanë përkthyer në:

Italisht

Spanjisht

Portugalisht

Frëngjisht

Hollandisht

Turqisht

Kinezҫe

dhe

Rusisht

Librat e mëposhtëm gjenden edhe në versionin audio:

Raxhi, Libri Një (në Anglisht)

Mos u Rikthe në Jetë (në Anglisht)

Misioni i Fundit i Kavalerisë së Shtatë (në Anglisht)

Vajza e Elefantit të Hanibalit, Libri Një (në Rusisht)

Henri IX (në Italisht)

Të tjerë libra nga Charley Brindley

1. Miniera e Oksanës

2. Misioni i Fundit i Kavalerisë së Shtatë

3. Ra xhiLibri Një: Oktavia Pompeii

4. RaxhiLibri Dy: Akademia

5. Raxhi Libri Tre: Dire Kawa

6. Raxhi Libri Katër: Shtëpia e Erës së Perëndimit

7. Vajza e Elefantit të Hanibalit

8. Cian

9. Ariion XXIII

10. Ndenjësja e Fundit nëHindenburg

11. Pilivesa kundër Fluturës: Libri Një

12. Deti i Trankuilitisë 2.0 Libri Një: Eksplorimi

13. Deti i Trankuilitisë2.0 Libri Dy: Pushtimi

14. Deti i Trankuilitisë2.0 Libri Tre

15. Deti i Trankuilitis ë 2.0 Libri Katër

16. Det Brengash, Libri Dy nga Shkopi i Zotit

17. Mos u Rikthe në Jetë

18. Vajza e Elefantit të Hanibalit, Libri Dy

19. Shkopi i Zotit, Libri Një

20. Henr i IX

21. Inkubatori Kjubit

22. Loja e Kespërit

Së Shpejti

23. Pilivesa kundër Fluturës: Libri Tre

24. Udhëtimi në Valdasia

25. Ujërat e qeta rrjedhin thellë

26. Zonjusha Makiaveli

27. Ariion XXIX

28. Misioni i Fundit i Kavalerisë së Shtatë Libri 2

Shihni në fund të këtij libri për hollësiratë mëtejshme nëlidhje me librat e tjerë

Përmbajtja

Kapitulli i Parë

Kapitulli i Dytë

Kapitulli i Tretë

Kapitulli i Katërt

Kapitulli i Pestë

Kapitulli i Gjashtë

Kapitulli i Shtatë

Kapitulli i Tetë

Kapitulli i Nëntë

Kapitulli i Dhjetë

Kapitulli i Parë

Nuk është CIA e vetmja njësi spiunazhi që ka përdorur insekte-armë. Me sa duket edhe Kremlini ka krijuar vetëdiҫka të tillë.

Qyteti i Nju Jork-ut, sot.

Rigër Entajm trokiti në derën e apartamentit 7C. Teksa po priste, hodhi vështrimin poshtë nga holli ku një ҫift doli nga ashensori duke qeshur dhe më pas u larguanga vendi ku ndodhej ai. Pamje piktoreske zbukuronin korridorin e gjatë me kthesa ndërsa nëpër tavolinat elegante anësore ishin vendosur vazo me lule të freskëta.

“Të lashë shumë të prisje.” Ketrina vuri buzën në gaz kur hapi derën.

“Do kisha ardhur më shpejt, por –”

“Mbylle gojën.”

Ia rrëshqiti krahët rreth qafës dhe i ngjiti buzët e saj mbi të tijat. Kur ai ia mbështolli krahët rreth trupit dhe shtyu derën të mbyllej, ҫanta e tij me shkresa ҫiku prapanicën e saj.

“Mmm…ngjan sikur ke sjellë diҫka të fortë me vete.”

“Po.” E puthi ai përsëri. “Liker të fortë.”

“Atë, prapë?”

Pas një momenti, ajo ҫoi trupin mbrapa. “Ke uri?”

Ai tundi kokën dhe e puthi prapë.

Ajo u zgjat nga mbrapa dhe arriti t’i merrte ҫantën nga dora. “Dua të shoh se ҫfarë më ke sjellë.” Hapi ҫantën dhe pa me kujdes brenda. ”I dua ftohësat e verërave.”

“Ku është Rejҫëll?”

“Në jetimore.” Ajo e mori nga dora për ta ҫuar në drejtim të kuzhinës.

“Sa do doja që ajo të ishte këtu.”

“Edhe unë. E dua sa s’ka më.” Ketrina sistemoi shishet në tryezën e kuzhinës. “Ulu atje.” Tregoi me gisht një karrige aty në tryezë, pastaj veshi një dorashkë për stufën.”Bëra një pica për ne të dy.”

“Uauu, sa aromë e mirë. Ndoshta ngaqë kam uri.”

Ajo e vuri picën sipër stufës dhe e preu me një prerëse picash. Pasi kaloi në pjatë nja 4 feta të mëdhaja, e uli poshtë në tryezë dhe i mori atij një karrige.

“Nga t’ia fillojmë?” pyeti ajo.

Ai mori një fetë pice dhe menjëherë e uli poshtë. “Unë zakonisht filloj nga gishtat, por është shumë e nxehtë.”

“E di ti se për ҫfarë e kam fjalën.” Ajo lëvizi karrigen nga vendi dhe vajti te sirtari për të marrë dy pirunë. Në vend që të kthehej e të ulej te karrigia nga ana tjetër e tryezës, u ul përbri tij.

Secili nisi të përdorte pirunin për të prerë ndonjë copë të vogël pice.

“E pse të hoqën nga puna?” e pyeti ai.

“Se isha në shtrat me armikun, që si fillestare që isha, nuk e bëra dot.””

“Dhe?”

“Vura në rrezik fëmijën.”

“Epo, kjo qëndron, nëse mendove se mund të isha vrasës.”

“Ah. ti nuk e di sa shumë iu afrove plumbit.”

Rigëri pushoi së përtypuri dhe i nguli sytë.

“A të kujtohet ajo dita e parë, kur ti na bleve ҫokollatë të nxehtë?”

Ai tundi kokën.

“A e ke parë ndonjëherë dorën time të djathtë? Jo, s’e ke parë, sepse e kisha në xhepin e xhaketës, mu afër revolverit tim të shërbimit- të cilin, me që ra fjala, duhet ta kisha shkrepur sonte.”

“Më paskëshe drejtuar një armë?”

“Jo te ty në fakt, por mund ta merrja menjëherë në dorënëse do bëje një lëvizje të vetme drejt nesh. E njëjta gjë kur mendove se po pastroja kuzhinën tënde. Po të vëzhgoja gjatë gjithë kohës kur luaje me Rejҫëllin.”

“Epo…” Ai iu kthye prapë pjatës me ushqime. “Mendova se ishe një pastruese shtëpie bukuroshe por e varfër.”

“Doja tëmbërtheja mirë fare duke tëtë arrestuar, por nuk kisha prova, asgjë që të mundja të tëҫoja para gjyqit.”

“Qëkur je kaq e dhimbsur me mua?”

“Që herën e dytë kur unë dhe Rejҫëlli vajtëm në apartamentin tënd. Aty fillova të kuptoj se ishe djalë për së mbari.” Ketrina hoqi tapat nga dy ftohësat e verës dhe ia vuri një Rigerit para.

Ai mori të pinte. “Dhe ma ha mendja se ti i raportove shefit tënd se unë nuk isha më i dyshuar, apo jo?”

“Po, i raportova, por Kapiten Billingsli nuk e hëngri. Tha se po krijoja shumë afërsi me ty dhe se duhej tëtërhiqesha për ca kohë, ndoshta të merresha me shkresa apo tëbëja biletaparkimi. ”

“Por ti nuk e bëre.”

“E si mund ta bëja?”

“Ai të hoqi nga puna?”

“Po. Nuk më hoqi në fakt, por vetëm më pezulloi derisa sektori i punëve të brendshme të mbarojë më hetimin.Mendoj se kjo ishte e treta në listë për të cilën ai më hoqi vërejtje.”

“E cila ishte kjo?”

“Mosbindje ndaj eprorit dhe moszbatimi i procedurave të departamentit.”

“Po këtu janë dy arsye në fakt.”

“Dhe termi ‘njeri i paparashikueshëm’ u përsërit shumë e shumë herë.”

“Ngjan sikur ia ke ngritur vërtet nervat, por s’të përfytyroj dot që ti mos t’i bindesh ndonjë eprori.” Rigëri i hodhi një sy kuzhinës rreth e rrotull, pastaj u ngrit për të marrë nja dy peshqira letre nga një rulon që ishte aty në krah të lavapjatës.I dha një asaj dhe me tjetrën fshiu buzët.

“Oh, nuk iu binda vërtet, gjithashtu nuk pranova urdhrin që më ndalonte të takohesha me ty.”

Ai u kthye me fytyrë nga ajo. “A ia vlente kjo gjë?”

Ajo kqyri për një moment copën e saj të picës. “Akoma jo.” Kafshoi edhe një herë picën.

 

“Sa e lezetshme që je. A do dehemi apo jo?”

“Çfarë.”

Rigëri uli shishen poshtë dhe e rroku në krahët e tij. I puthi buzët, faqet, veshin, dhe pastaj qafën. Kur i preku kopsën e parë të bluzës, ajo rrëzoi ftohësin e verës.Shishja u përplas mbi tryezë dhe ra përmbys, duke u derdhur lëngun e saj ngjyrë rozë.Por, me sa dukej, asnjëri prej tyre nuk e vuri re.

Ai vuri mënjanë copën e picës dhe e kapi Ketrinën ta ulte sipër tryezës mu para vetes.Ajo shtriu gjunjët tej e tej, dhe ai shtrëngoi faqen pas gjoksit të saj.Kur i mbështolli krahët rreth saj, ajo e përqafoi dhe vuri faqen mbi kokën e tij.

“Rigër,” pëshpëriti ajo.

“Hëm?”

“Pse e kam të lagur prapanicën?”

Ai uli dorën poshtë tek prapanica e saj, pastaj te sipërfaqja e tryezës. “Ftohësi i verës,” i tha, pa lëvizur fare nga vendi ku qe.

“Oh. Epo mirë pra.”

“A nuk është më mirë sikur t’i ndërrosh ato xhinset e lagura?”

“Jo këtu.”

“Po ku?”

“Në dhomën e gjumit.”

“A ke dhomë gjumi?”

Ajo bëri përpara, zbriti nga tryeza dhe ra drejt e në prehërin e tij, duke i hipur përsipër.

Kur ajo e puthi, ndjeu gjuhën e saj tek i fërkohej pas buzëve.Ai hapi buzët, dhe gjuhët e tyre u takuan.

“Ket,” i pëshpëriti ai.

“Hëm?”

“Tani i kam unë pantallonat e lagura.”

Ajo largoi kokën, duke qeshur. “A ke sjellë ndonjë rrobë për t’u ndërruar?”

Ai tundi kokën.

“E sheh atë derën?” e pyeti ajo.

“Jo.”

“Hapi sytë.”

“Oh, e ke fjalën për atë derën me atë shenjën ndriҫuese me neon që shkruan, ‘dhomë gjumi, dhomë gjumi, dhomë gjumi?’”

“Po, po, po.”

Rigëri e mori dhe e ҫoi te dhoma, pastaj u ul mbi krevat, duke e parëteksa zbërthente xhinset.

Ketrina nuk i hoqi xhinset. Por, nisi të zbërthente bluzën, duke mos ia ndarë sytëpër asnjëҫast.Kur arriti te kopsa e fundit, tha, “A do të takohesh me Telmën dhe Luizën?”

Rigëri shqeu sytë kur pa sutjenat e saj të tejdukshme ngjyrë rozë. Tundi kokën pa ia hequr sytë për asnjëmoment.

Ajo hoqi bluzën dhe e vuri mënjanë, pastaj arriti të zbërthente edhe sutjenat.

“Unë kurrë…” Ai u ndal, u përtyp dhe më pas puliti sytë. Provoi të nxirrte prapë zërin. “Nuk kam njohur kurrë ndonjë grua që u ka vënë emër gjinjve të saj.”

“Nuk janë ato Telma dhe Luiza, o budalla. Janë këto.” Sutjenat i ranë përdhe ndërsa ajo kryqëzoi krahët tek gjinjtë dhe nxori shpejt dy pistoleta të vogla nga këllëfat prej lëkure të ngjitur pas belit.

“Uauu!”

Ajo rrotulloi armën prej nikeli me gishtat e mëdhenj duke mos ia ndarë sytë. “Kapiten Billingsli nuk dinte asgjë për këto zemrat e mia.” Hodhi në ajër pistoletën e djathtë dhe e kapi mu mbrapa kurrizit të vet. “Ku është Telma?”

Rigëri i hodhi një shikim të shpejtë dorës së saj të majtë, që ajo ia zgjati atij, me pëllëmbën lart. “Iku.”

“Ku është Luiza?”

Tani ishte dora e saj e djathtë krejt e zbrazur. Ajo i vendosi të dyja duart bashkë sipër kokës dhe nisi të tundte trupin.

Rigëri nuk mund t’i ndalte dot të qeshurat.Vështronte ijet e saj qëpërdridheshin dhe gjinjtë e bukur që lëkundeshin sikur po vallëzonin.

Ajo kërceu përpara tij, më pas u kthye ngadalë me trup derisa i ktheu kurrizin.U përkul përpara.

“Telma dhe Luiza!” bërtiti ai kur pa dy armët gjysëm të dala nga xhepat e saj në ijë.

“Mund t’i prekësh nëse do.”

Ai i ҫoi duart te pistoletat që tundeshin, por ajo u kthye mbrapa me njëtë rrotulluar, duke e mbërthyer nga duart.

Ai qëndroi me fytyrë drejtuar nga ajo.

“Do ishte më mirë sikur t’i hiqnim qafe këto rroba të qullura,” i tha ajo.

“Në rregull pra, më lër të të ndihmoj.”

* * * * *

Të nesërmen në mëngjes vonë, Rigëri dhe Ketrina po rrinin në korridorin e gjatë jashtë apartamentit të tyre.Ai e mori në krahë dhe e puthi. Ajo u përkul prapa, duke i rrëshqitur duart tek beli i tij.

“Ke uri?” i pëshpëriti ai te veshi.

“Uhuuu.” Ajo ngriti sytë dhe i hodhi një vështrim. “Ti vjen erë petullash?”

Ai nuhati në ajër. “Jo, po ti?”

Ai futi dorën në xhep për ҫelësat, por Ketrina provoi derën--ajo u hap.

Hynë brenda dhe gjetën Pagun dhe Otëmin të ulur pranë njëri tjetrit në divan. Një kuti me petulla Krispi Kreme gjendej mbi tryezën e kafesë.

“Rig!” Pagu kërceu në këmbë. “Ishim në merak për ty.”

“Po, e shoh.”

“Ku keni qenë ju djema?” pyeti Otëmi.

“Hëm…” ia bëri Ketrina, “ja vërdallë.” I hodhi njëvështrim Rigërit dhe u zgërdhi.

“Ah,” tha Otëmi duke vënë buzën në gaz, “a është kjo ‘vërdallë’ ashtu siҫ mendoj unë?”

“Epo s’ka rëndësi,” i tha Rigëri. “Shpresoj se ju të dy jeni kënaqur me apartamentin tim.”

Mori një petull tëlyer me krem dhe ia dha në dorë Ketrinës, pastaj mori edhe një tjetër për vete.Pastaj të dy bashkë u ulën te kolltuku i dashurisë.

“Në fakt,” tha Otëmi, “ne po bënim pak qejf.” Ajo i hodhi një shikim shkarazi Pagut.

“Është ashtu lloj ‘qejfi’ siҫ mendoj unë?” Ketrina kapi një pecetë për të fshirë buzët.

“Ha ha,” qeshi Pagu, “akoma edhe më mirë.”

Otëmi e preku Pagun me bërryl në brinjëndërkohë i tha Rigërit.“Rig, a shkruan në Twitter ti?”

Rigëri u mbllaҫit dhe më pas u përtyp. “Unëshkruaj në Twitter, madje dhe cicëroj.”

“Bukur.” Otëmi mori telefonin nga tryeza. “Shihe këtë.” Shtypi një buton në telefonin e saj të ri tip Galaksi, pastaj formoi një numër me gishta.

Rigëri fshiu duart me pecetë dhe mori telefonin nga xhepi i pasmë.I hodhi një shikim të shpejtë ekranit. “A do komunikojmë tani në Twitter?”

Pagu u përkul afër Otëmit, duke vështruar ekranin e saj të telefonit.

Ajo i hodhi një vështrim shkarazi Pagut dhe ngriti supin.

“Tani fut dy-d-dy,” i tha Pagu.

Dhe ajo kështu bëri, më pas të dy vunë buzën në gaz pasi diҫka u shfaq në ekran.

“Unë nuk kam akoma Twitter?” tha Rigëri.

Otëmi drejtoi mjekrën nga shkallët, dhe të katër së bashku panë në atë drejtim.

Pas një momenti, një krijesë shumë e vockël u shfaq në krye të shkallëve, duke fluturuar afër tavanit.

“Donovan!” thirri Rigëri me zë të lartë.

“Donovan?” pyeti Ketrina.

Otëmi e ktheu prapë vëmendjen nga telefoni i saj, duke parë ekranin dhe ndërkohë lëvizte telefonin sa majtas djathtas për të komanduar Pilivesën e vockël. Krijesa e heshtur bëri përpara dhe fluturoi poshtë. Në fund të shkallëve, Donovani u kthye dhe fluturoi anash derisa u gjend vetëm disa inҫe larg Rigërit që po zgërdhihej.

“E bukur,” pëshpëriti Rigëri. “Por si— ”

Papritmas, krahët e Donovanit pushuan së rrahuri, dhe ai u rrëzua pas disa centimetrash.

Pagu arriti mu para Otëmit dhe zgjati dorën, duke mbajtur pëllëmbën lart. “Vëre këtu poshtë.”

Otëmi shtypi një buton, pastaj një tjetër.

Donovani vajti dhe u rehatua mirë e mirë në dorën e Pagut.

Otëmi ndërpreu energjinë, dhe krahët pushuan së rrahuri.

“Ҫfarëështë ajo gjëja?” pyeti Ketrina.

“Shshsh,” tha Otëmi, pastaj uli zërin.“Është projekti top sekret i Rigërit.”

“Ai insekti i vockël?”

Rigëri arriti t’ia merrte Pagut Pilivesën nga dora. “Ai insekti i vockël shtatë milionë dollarësh,” i tha ai. “Por nuk është më edhe aq shumë sekret.” Ai hodhi një shikim të shpejtënga Otëmi. “Sa kohë fluturimi kishe te bateria?”

“Afro dy orë.”

“Jo keq, por si e komandove me telefonin tënd?”

“Donovani tani ka telefonin e vet celular,” tha Pagu.

“E morëm telefonin dje mbrëma,” tha Otëmi. “Më pas Pagu i bëri një kontroll dhe e lidhi me kabëll tek kutia jote e komandimit aty lart.Pastaj shkruajtëm një aplikacion për telefonin tim Galaksi, duke përdorur akselerometrin dhe xhiroskopin e tij për të komanduar lëvizjet e Donovanit.Kështu që gjithҫka që duhet të bëjmë tani është t’i biem numrit të Donovanit, të fusim ca kode top sekret, dhe pastaj marrim audiot dhe videot në telefonin që po i biem. E gjitha që duhet bërë është ta lëvizësh telefonin ashtu siҫ do që ai të lëvizë.”

“Seriozisht e ke?” pyeti Rigëri. “A mund ta kem tek i imi?”

“Mirë, po Donovanika numër privat që nuk ekziston te lista e kontakteve.”

“Shkëlqyeshëm. Djemve të CIA-s do u iki truri fare.”

“Mund t’ua japim atyre numrin e tij.” Otëmi u zgërdhi me Rigërin. “A je gati ta fusësh numrin në listën e kontakteve të tua?”

Rigëri tundi kokën, dhe ajo ia lexoi. Pastaj ai e shtoi numrin në listë.

“Të duhet të shkarkosh aplikacionin,” tha Pagu.

“Në rregull.”

Pagu nisi t’i jepte udhëzimet e duhura.

Rigëri i ra numrit të Donovanit. “Fjalëkalimi?” pyeti ai.

“Klikër,” tha Otëmi.

Rigëri futi fjalëkalimin. “Hej, hidhi një sy, Ket.” Ktheu telefonin në mënyrë që ajo të kishte mundësi të shihte ekranin.

“Po, është Otëmi dhe Pagu, të ulur bashkë krah për krah,” tha Ketrina. “Ku është kamera?”

Pagu e ktheu Donovanin me fytyrë nga Rigëri dhe Ketrina. “Dy kamera video shumë të vogla për sytë.”

“Funksionojnë shumë mirë aq të vogla sa janë,” tha Ketrina.

“Po, funksionojnë mirë,” tha Otëmi, “por transmetimi i videos te kutia e komandimit aty lart e harxhon shumë baterinë.”

“Shtyp një-h-një,” tha Pagu.

Rigëri futi komandën, dhe videoja u fik.

Pagu e ktheu Donovanin me shpinë dhe e mbajti të fiksuar për Otëmin.

Ajo hoqi baterinë e vjetër nga një mbajtëse që kishte ai mbi bark dhe i futi një bateri të re. “I salduam një mbajtëse te stomaku për ta bërë më të lehtë ndërrimin e baterive.”

“Ide e mirë,” tha Rigëri.

“Në rregull atëherë,” tha Otëmi. “Tani bjeri prapë numrit.”

Rigëri i ra numrit ndërsa Pagu e vuri Pilivesën mbi tavolinë.

Pasi ra zilja, Rigërit i erdhi sinjali i videos së Donovanit në ekranin e celularit. “Po tani ҫfarë?”

“Prit një minutë,” tha Otëmi, “nuk do funksionojë me telefonin e tij. Të paktën duhet të kesh një model Galaksi S-pesë, sepse ai ka sensorët e manovrimit.”

“E drejtë,” foli Pagu. “Rig, ti duhet të marrësh një telefon të ri.Mirëpo, tani për tani, përdor atë të Otëmit.”

“Në rregull. Do marr një telefon të ri më vonë.”

Otëmi i dha telefonin e saj.

“Fut dy-d-dy,” tha Pagu. “Pastaj komandoje duke e lëvizur nga e majta, e djathta, përpara dhe mbrapa.”

Shumë shpejt, krahët e Donovanit nisën të rrihnin, dhe ai u ngrit nga tryeza. Bëri ngadalë një si formë rrethi ndërkohë që fluturoi sipër në tavan.

“Kjo është shumë më mirë sesa ato dy levat që po përdornim,” tha Rigëri. “Ҫa rreze veprimi ka?”

“Sot në mëngjes e kemi fluturuar që këtu e deri në kuzhinë,” i tha Otëmi.

“Shko e hap derën e jashtme,” foli Rigëri.

Pagu shkoi të hapte derën e jashtme, dhe Rigëri manovroi Donovanin jashtë nëpër korridorin e gjatë. E ktheu Pilivesën nga e majta ndërkohë që shihte videon në telefonin e tij.

“Ndiqe pas, Pag,” i tha Rigëri. “Ta shohim njëherë sa larg mund të shkojë.”

“Mirë,” ia ktheu Pagu. “Hej, po del dikush nga ashensori.”

Rigëri pa videon dhe e ngriti Donovanin lart në tavanin e korridorit, ku e mbajti pezull në ajër. “Ta shohim nëse e vënë re apo jo,” i tha Rigëri Otëmit dhe Ketrinës.

Një burrë dhe një grua dolën nga ashensori, pastaj vazhduan nëpër korridorin e gjatë, duke ua hedhur sytë Pagslit që po zgërdhihej.

Rigëri rrotulloi Donovanin për të kapur ҫiftin në video.Ata nuk e vunë re fare insektin e vockël.

Ҫifti kaloi përmes apartamentit nga dera e jashtme e Rigërit, dhe pastaj Rigëri e ktheu Donovanin nga krahu tjetër që të fluturonte në drejtim të ashensorëve, me Pagun që nuk ia ndante sytë.Pak mbrapa ashensorëve, sinjali nga Donovani nisi të dobësohej.

Rigëri e rrotulloi dronin e vockël për ta kthyer sërish tek apartamenti i tij.

Otëmi vajti te dera e jashtme. “Po ku u rrotullua ai?” e pyeti ajo Pagun.

“Gati dhjetë jardë mbrapa ashensorëve,” i tha Pagu.

“Dhe ndoshta njëzet jardë që këtu e deri te ashensorët,” ia bëri Otëmi. “Plus edhe nja njëzet e pesë jardë të tjera deri te kutia e komandimit në dhomë.Rrezja e tij e veprimit është afro pesëdhjetë jardë. Nuk është keq për një krijesë aq të vockël si ajo.”

 

Pagi e ndoqi Donovanin teksa hynte prapë brenda. “Nëse i rrisim frekuencën, ma merr mendja se mund të përmirësojmë rrezen e veprimit.”

Rigëri e uli Donovanin poshtëdhe e vuri në duart e shtrira të Ketrinës.“Është një djalë i vockël, shumë i lezetshëm,” i tha ajo. “Por ҫfarë do CIA që të bëjëai?”

“Ai do dërgohet në një zonë të caktuar me anë të një droni më të madh,” i tha Rigëri, “pastaj do lëshohet në fluturim rreth e përqark një baze raketore apo një kampi ku stërviten terroristë.Teorikisht, askush nuk do i kushtojë vëmendje një Pilivese që vjen vërdallë. Sinjalet e tij video dhe audio do transmetohen përmes anijes-mëmë që qarkullon sipër tij, dhe më pas në selinë qendrore.”

“Ҫfarë ndodh nëse bateria e tij shteron fare kur ai të jetë me mision spiunazhi?”

“Ai ka një pajisje ndezëse që do të aktivizohet automatikisht kur bateria të shkojë në fund,” tha Rigëri. “Por nëse zbarkon me anijen-mëmë para se t’i shterojë energjia, pajisja ndezëse do tëҫaktivizohet.”

“Sa keq që nuk ka njëautomatik të vockël,” i tha Pagu.

“Um…”

“Mos më thuaj që ka armë.” Ketrina i hodhi një vështrim barkut të Pilivesës.

“Jo,” i tha Rigëri. “Por jam duke punuar për një armë.” Ai hodhi vështrimin nga Otëmi.

Ajo qeshi. “Është me ndonjë peshk grabitqar apo lëndë helmuese bretkosash?”

“Lëndë bretkosash.”

* * * * *

“A mund të pyesë për diҫka, Mami?” pyeti Ketrina Rejҫëllin ndërsa gjendeshin të ulura në dhomën e ndjenjies së Rigërit, kurse Rigëri, Otëmi dhe Pagu ishin lart, duke u marrë me Pilivesën.

“Hu-huh,” ia ktheu Rejҫëlli teksa luante me Henrin, kukullën e saj Barbi.

“Nuk ka pse të më thuash asgjë nëse nuk do, zemër, por ti e di që unë jam police, dhe do doja vërtet të gjeja se kush ia bëri atë të keqe babit dhe mamit tënd.”

Rejҫëll pushoi së luajturi me kukullën, pastaj hodhi sytë në dysheme dhe tundi kokën.

“Epo mirë pra. Nuk ka pse të flasësh për këtë gjë. Hajde këtu dhe më jep një përqafim të fortë.”

Rejҫëlli uli poshtë kukullën dhe eci këmbadoras deri te prehri i Ketrinës. Ajo e mori vajzën pranë vetes, duke ia vënë faqen te koka.

“Të dua, Rejҫëll.”

“Edhe unë të dua, Zonjushë Ket.”

Të dyja heshtën për ca ҫaste, pastaj Rejҫëlli tha, “Shoh akoma ëndrra të këqija.”

“E di, shpirt.”

“Në jetimore, nganjëherë zgjohesha natën duke qarë, dhe Motra më la të flija me të.”

“Të pëlqen Motra Suzanë?”

Rejҫëlli tundi kokën.

“Po, më pëlqen. Është e këndshme.”

“Po pse ia bënë këtë gjë Mamit dhe Babit?”

“Nuk e di, por gjëja e parë që do t’i pyes ata kur t’i kap është se përse i bënë keq mamit dhe babit të shoqes sime më të mirë.”

“Dhe ҫfarë do t’u bësh atyre pastaj?” Rejҫëlli ngriti sytë lart për të parë nga Ketrina.

Ketrina u përtyp. Pas një moment heshtjeje, tha, “Do t’i rras në burg për shumë, shumë kohë. Do t’i mbyll në një vrimë ku të rrinë bashkë me minjtë dhe merimangat.”

Rejҫëlli vuri buzën në gaz dhe mbështeti kokën te gjoksi i gruas. “Ai burri kishte një si farë surrati të shëmtuar.”

Ketrina priti, duke e lënë vajzën të vazhdonte me ritmin e saj të rrëfimit.

“Ai kërcente në mënyrë qesharake, duke vepruar si gruaja, por nuk kishte thikë siҫ kishte ajo.Dhe ҫdo minutë, do bënte këtë...” Rejҫëlli rrëshqiti poshtë nga prehri i Ketrinës dhe bëri një lëvizje me bërryla duke ndenjur para saj.

“Ҫfarë?” e pyeti Ketrina, duke ngritur kokën anash. “Ҫfarë bëri?”

“Ja këtë.” Rejҫëlli vuri bërrylat tek beli i saj dhe i tërhoqi lart.

“Prit një minutë.” Ketrina u ngrit dhe bëri të njëjtën lëvizje. Pa bërrylat teksa i prekën rripin, dhe kur i ngriti, i tërhoqi lart xhinset. “Njëlloj sikur po ngrinte pantallonat me bërryla?”

“Po, ashtu.” Rejҫëlli e përsëriti prapë atë gjest. “Dhe e bëri gjithë kohës këtë gjë. Kërcente rreth e përqark dhe pastaj ngrinte lart pantallonat.”

“Ҫudi.”

“Nuk dua më të flas për këtë gjë.”

“As unë,” tha Ketrina. “Shkojmëqë tëbëjmë darkën për Rigun, Otëmin, dhe Pagun. Vë bast se janë të uritur.”

“Në rregull.” Rejҫëlli rendi drejt kuzhinës.

* * * * *

Natën e së mërkurës, pasi Ketrina e vuri Rejҫëllin në krevat, ajo bashkë me Pagun, Otëmin dhe Rigërin u ulën në tryezën e dhomës së ndenjies.

Ketrina e pyeti Pagun nëse mund të shfaqte videon që kishte bërë në Sentrël Park.

“Patjetër. Vetëm se më duhet një minutë sa ta bëj gati.”

“Pagu bën video?” pyeti Otëmi.

“Një djalë po ndiqte Rigërin, dhe Pagu e kapi me kamerën e vet kur Rigëri mori Ullfin për shëtitje nëSentrël Park.”

“Po pse po të ndiqte dikush, Rigër?” e pyeti Otëmi.

“S’e kam idenë. Në fillim unë dhe Pagu menduam se mos ishte ndonjë partner sekret i Ketit.” Rigëri i mori dorën Ketrinës. “Por pastaj zbuluam se ajo nuk e njihte fare atë tipin.”

“Po pse do mendonit ashtu?” pyeti Otëmi.

“Menduan se unëisha dikush tjetër, dhe jo kjo që jam në fakt,” tha Ketrina.

“Ti ishedikushi që nuk je në fakt,” tha Rigëri, duke bërë një zgërdhirje.

“Jo, gjithmonë kam qenë vetvetja. Por nuk jam e sigurt për ty.”

“Në rregull, boll tani ju të dy. Tani jam krejt e ҫorientuar,” tha Otëmi.

“Gati tëxhirojmëkasetën video,” tha Pagu.

Të katër së bashku panë videon me atë tipin që ndiqte nga pas Rigërin dhe Ullfin.

“O Perëndi,” tha Otëmi. “Qenka burrë i shëmtuar.”

“Ashtu do thoja edhe unë, fiks,” shtoi Ketrina.

E kqyrën për një moment, pastaj Ketrina foli, “Është ai.”

“Kush?” pyeti Pagu.

“Ai tipi që ndihmoi për vrasjen e prindërve të Rejҫëllit.”

“E nga e di ti?” pyeti Rigëri.

“A e vure re se ai gjithë kohës tërheq lart pantallonat me bërryla?” ia bëri Ketrina.

“Ashtu po bënte?” pyeti Otëmi.

“Po. Duket sikur e ka një si lloj zakoni nga nervozizmi,” tha Ketrina.

“E ҫuditshme,” tha Pagu. “Por a e bën kjo gjëvrasës?”

“Rejҫëlli më tha se ai bënte kështu gjithë kohës ndërsa ajo gruaja i theri tëëmën dhe të atin.Ajo pohoi se ai kërcente rreth e qark dhe gjithë kohës tërhiqte pantallonat sipër me bërryl.Ajo madje ma tregoi sesi e bënte këtë veprim.” Ketrina tundi kryet në drejtim tëekranit të kompjuterit. “Fiks ashtu siҫ po e bënte ai vetë.Nëse do mundemi ta gjejmë, do arrijmë tëkapim edhe gruan.”

“Ja pra pse Rejҫëlli ulëriti natën tjetër kur e pa atë tipin në video,” tha Rigëri. “Ajo e njohu.”

“Po pse po të ndiqte ai, Rigër?” e pyeti Otëmi.

“S’e kam idenë.”

* * * * *

Rejҫëlli u ul përbri Otëmit gjatë drekës.

“Ku është aeroplani yt i madh?” e pyeti Rejҫëlli.

“Aty poshtë në aeroport.”

“A u ngjite lart në qiell sot?”

“Jo. Uingnatët po punojnëme rrotat e uljes, kështu që unë nuk do jem në gjendje të fluturoj për nja dy ditë.” Otëmi i mori telefonin nga xhepi dhe e vuri mbi tryezë midis dy pjatave. “A do të shohësh diҫka?”

Rejҫëlli tundi kokën.

Otëmi formoi numrin e telefonit të Donovanit. “Shiko ekranin.”

Rejҫëlli u përkul në drejtim të Otëmit për të parë ekranin.

Otëmi futi kodin për tëaktivizuar Pilivesën, dhe ekrani u gjallërua.

“Ҫfarëështë ajo?” pyeti Rejҫëlli ndërsa ia nguli sytë pamjes së shfaqur në telefon.

“Prit një sekondë.” Otëmi rrotulloi telefonin për ta ngritur Donovanin nga tryeza dhe për ta ҫuar në dhomën lart.Duke parë ekranin, ajo e manovroi Donovanin në drejtim të derës. “Hmm…dikush…” ajo i hodhi sytë shkarazi Pagut, “mbylli derën.”

“Uh-oh.” Pagu shtyu mbrapa karrigen dhe nxitoi nëpër shkallë. Njëҫast më vonë, Rejҫëlli dhe Otëmi panë derën të hapej dhe Pagslin që u shfaq në ekranduke u zgërdhirë.

“Hej,” i tha Rejҫëlli. “Është Pagu te telefoni yt.”

“Po, është miku ynë i vjetër Pag.” Otëmi e nisi Pilivesën të fluturontembrapa Pagut dhe pastaj jashtë në korridorin e gjatë.

“Dhe aty lart ështëedhe korridori,” i tha Rejҫëlli.

Rigëri i hodhi një shikim të shpejtë Ketrinës dhe i shkeli syrin.

“Ҫfarë sheh tani?” e pyeti Otëmi.

“Kreun e shkallëve.” Rejҫëlli zbriti shpejt nga karrigia dhe rendi drejt shkallëve.Të tjerët i vajtën pas, me Otëmin që po merrej akoma me komandat.

Në fund të shkallëve, Rejҫëlli ia nguli vështrimin krijesës sëҫuditshme që fluturonte sipër. “Insekt është ai?”

“Hu-huh,” tha Otëmi. “Por është një insekt i vogël, i zgjuar. Bëja me dorë.”

Rejҫëlli ia bëri me dorë, dhe Otëmi përdori telefonin e saj për ta lëvizur sa para mbrapa.

Rejҫëlli e lëvizi që të zbriste poshtë, dhe Donovani fluturoi teposhtë shkallëve.

“Zgjati krahët,” i tha Pagu në krye të shkallëve.

Rejҫëlli zgjati të dyja krahët para dhe Donovani fluturoi poshtë për të ndaluar sipër duarve të saj.

Otëmi preu energjinë.

“Ai është shumë i lezetshëm.” Rejҫëlli vështroi krijesën e vogël. “Si e zure?”

Ata qeshën.

“E kapi Rigëri,” i tha Ketrina.

Rejҫëlli i hodhi një shikim të shpejtë Rigërit, me sytë tëzgurdulluar. “Vërtet?”

“Po,” tha Rigëri, “Pata shumë ndihmë nga Zonjushë Otëmi dhe Pagu.”

Rejҫëlli i lëshoi Pilivesës një duhmë ajri. “Sa do doja të mësoja që ta nisja në fluturim.”

Otëmi pa shkarazi nga Rigëri. Ai ngriti supin.

“Ma merr mendja se duhet të pëshpërisësh fjalët magjike,” i tha Pagu ndërkohëqë po zbriste poshtë shkallëve.

“Ҫfarë fjalësh magjike?” pyeti Rejҫëlli.

Pagu iu përkul aty afër dhe i pëshpëriti diҫka në vesh Rejҫëllit.

“Huh?”

Ai pëshpëriti prapë.

Rejҫëlli shpërtheu në të qeshura. “Në rregull, do ta shohim.” Ajo ngriti duart pak më lart dhe tha, “Hoki poki, kanellë dhe kek. Ja ku po vjen një ari, fluturo më mirë vetë.”

Otëmi formoi kodin e aktivizimit, dhe Rejҫëlli ngeli gojëhapur kur krahët e Donovanit nisën të rrihnin.Ai mori vrull dhe u ngrit në tavan, aty ku bëri njëfluturim nëformë rrethi.

Sie haben die kostenlose Leseprobe beendet. Möchten Sie mehr lesen?