Buch lesen: «Profesionisti I Tregtisë Së Kriptomonedhave»

Schriftart:

Profesionisti i tregtisë së kriptomonedhave

Tregti për të siguruar jetesën me strategji të testuara në kohë, mjete dhe teknika të menaxhimit të rrezikut. Një udhëzues bashkëkohor nga fillestari tek profesionisti

Alan T. Norman

Përkthyesi: Aurel Manushi

Merrni librin tuaj falas Balenat Bitcoin

(E gjeni në fund të një libri)

E drejta e autorit 2018 © Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, shpërndahet, ose transmetohet në ndonjë formë ose me ndonjë mjet, duke përfshirë fotokopjimin, regjistrimin, ose metoda të tjera elektronike ose mekanike, ose me ndonjë sistem të ruajtjes dhe rikuperimit të informacionit pa lejen paraprake me shkrim të botuesit, përveç në rastin e citateve shumë të shkurtra të mishëruara në rishikime kritike dhe përdorime të tjera jo-tregtare të lejuara nga ligji për të drejtat e autorit.

Parathënie

Kapitulli 1. Kuptimi i tregut të kriptomonedhës dhe Psikologjia e lojës

Detyrë shtëpie

Kapitulli 2. Zgjedhja e bursës dhe platforma e analizës teksnike

10 bursat kryesore

Tradingview - Platforma e analizave teknike në internet

Detyrë shtëpie

Kapitulli 3. Zhvillimi i algoritmit tregtar

Kapitulli 4. Analiza teknike

Çfarë është analiza teknike?

KAPITULLI 5. Vizatimi i niveleve të mbështetjes dhe rezistencës

Vija e prirjes

Ndërprerja e vijës teknike

Përshpejtimi i një prirjeje

Vizatimi i një kanali

Detyrë shtëpie

Kapitulli 6. Analiza grafike

Modele përmbysëse

Modeli i kokës dhe supeve

Kokë dhe supe të përmbysura

Maja e Dyfishtë

Fundi i Dyfishtë

Maja e Trefishtë

Fundi i trefishtë

Modelet e vazhdimit të prirjes

Flamuri

Flamurth sinjalizimi

Pyka

Detyrë shtëpie

Kapitulli 7. Analiza kompjuterike

Treguesit e prirjes

Mesatarja Lëvizëse

Reja Ichimoku

Aligator

Oshilatorët

Detyrë shtëpie

Kapitulli 8. Vijat Fibonacci

Detyrë shtëpie

Kapitulli 9. Shandanët e Japonisë dhe kombinimet e tyre

Modelet e shandanit të vetëm

Modele të shandanit të dyfishtë

Detyrë shtëpie

Kapitulli 10. Teoria e valës Eliot ose Tregtia e Valës

Detyrë shtëpie

Kapitulli 11. Tregtimi për shpërthimet e majave lokale dhe niveleve të rëndësishme

Detyrë shtëpie

Kapitulli 12. Zbatimi i kombinuar i teknikave të analizs teknike

Detyrë shtëpie

Kapitulli 13. Zhvillimi i sistemeve tregtare

Komponentët kryesorë për marrjen e një vendimi tregtar

Detyrë shtëpie

Kapitulli 14. Thellësia e tregut ose strategjia e tregtimit e bazuar në thellësinë e tregut

Kapitulli15. Analiza themelore

Treguesit themelorë për analizën e monedhës

Anët e mira dhe të këqija të analizës themelore

Rregullimi i tregut të kriptomonedhave: të mirat dhe të këqijat

Detyrë shtëpie

Kapitulli 16. Menaxhimi i rrezikut dhe parave

Faktorët që rrisin rreziqet tuaja tregtare

Përdorni porositë mbrojtëse të ndalimit

Tregtoni duke përdorur disa strategji për një monedhë

Si të kapërcejmë uljen

Kapitulli 17. Ditari i tregtarit

Si të organizoni ditën tuaj të punës

Kapitulli 18. Psikologjia e tregtisë

Pra, cilat cilësi duhet të ketë tregtari për të qenë i suksesshëm?

Fuqia e mendimit dhe pohimet

Përfundim

Fjalor i Termave të Kriptomonedhave

Rreth autorit

Libri falas “Balenat e Bitcoin”

Libra të tjerë nga autori

Diçka të fundit...

Parathënie

N

ë epokën e depërtimit të plotë të internetit në çdo sferë të jetës sonë, ka një shumicë në rritje të njerëzve që nuk pranojnë më të punojnë në zyrë nga ora nëntë në orën gjashtë. Brezi i ri nuk është i gatshëm të ndjekë rrugën e rrahur nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre, të cilët u diplomuan në universitete, zgjodhën një punë dhe punuan atje derisa të mbushnin moshën e pensionit. Për më tepër, jemi të lodhur nga afatet e vazhdueshme në punë, shefat me tekat e tyre që ndryshojnë përjetësisht dhe, më fyese, mungesa e karrierës dhe rritjes financiare.

Interneti u dha njerëzve një mundësi për të prishur këtë rreth vicioz. Njerëzit kanë një alternativë që mund t’u sigurojë shpërblime financiare dhe liri nga puna në zyrë, kryemenaxherët dhe afatet kohore.

Pra, cila është kjo alternativë përrallore që ju jep lirinë e dëshiruar për të menaxhuar kohën tuaj dhe madje tërë jetën tuaj?

Shumica e njerëzve ëndërrojnë të mos bëjnë asgjë (ose pothuajse asgjë) dhe të paguhen për të, apo jo? Po sikur t’ju thoja që kjo ëndërr është bërë pothuajse realitet?

Në një mënyrë apo në një tjetër, Interneti i ka ofruar njerëzimit një larmi alternativash për fitime pasive. Ndërsa rrini ulur në divan, ju mund të shisni diçka, të mbani shënime të kontabilitetit për dikë, të bëni postime për blogun tuaj ose të jetoni me interes investimi. Prandaj, në ditët e sotme, ju i keni të gjitha mundësitë për të pasur të ardhura të mira në të ardhmen, duke investuar qoftë edhe një pjesë të vogël të aftësive, kohës dhe kapitalit tuaj në biznesin “pasiv”, ku nuk ka zyra dhe bosë!

Më parë, njerëzit fitonin të ardhura pasive nga investimet në depozitat bankare, unionet e kreditit, fonde të ndryshme dhe pasuritë e patundshme. Sidoqoftë, ata dividentë vinin ngadalë ose me shumë punë.

Tashmë ka “profesione” të reja për marrjen e të ardhurave pasive, përfshirë tregtinë. Sado e vështirë të duket në shikim të parë, pothuajse çdokush mund ta përvetësojë këtë “shkencë”. Sidoqoftë, për dekadën e fundit, qindra mijëra tregtarë në të gjithë botën i janë kushtuar vetes për të punuar në një shumëllojshmëri bursash, duke u përpjekur të bëhen milionerë. Ata ulen para kompjuterëve 24 orë në ditë/7 ditë të javës, duke sulmuar bursat dhe duke u përpjekur të rrisin kapitalin e tyre. Fatkeqësisht, jo të gjithë kanë sukses.

Me shfaqjen e kriptomonedhës disa vjet më parë, një nëngrup krejt i ri tregtarësh – kripto tregtarësh – u shfaq në treg. Në përgjithësi, tregtia e kriptomonedhës nuk ndryshon shumë nga tregtia tipike. Parimi themelor është i njëjtë: “Blini me çmim të ulët, shisni me çmim të lartë”. Pavarësisht se çfarë produkti keni – aksione, naftë, ar ose kriptomonedha – ky parim mbetet i pandryshuar.

Pra, kush janë këta kripto tregtarë “misteriozë” dhe çfarë ju nevojitet personalisht për të zotëruar këtë profesion? Për të qenë të suksesshëm në tregtinë e kriptomonedhës, si dhe në tregtimin e aktivit tjetër, do t’ju duhet:

 Koha e lirë

 Kapitali

 Ndërgjegjësimi themelor i koncepteve ekonomike

 Dëshira për të mësuar dhe provuar vazhdimisht strategji të reja;

 Stabiliteti mendor

Megjithëse tregtia tradicionale dhe tregtia e kriptomonedhës kanë shumë të përbashkëta, ato ende kanë dallimet e tyre. Le t’i shqyrtojmë.

Nëse jeni një tregtar i zakonshëm (JO një tregtar i kriptomonedhës), atëherë e dini me siguri që përfitimi në këmbimet tuaja të mund të arrihet vetëm përmes një ndërmjetësi. Një ndërmjetës siguron softuer për ndërveprim me bursën dhe ofron mbështetje teknike për punë të tillë. Këto shërbime vijnë me një çmim, por ju nuk keni zgjidhje, pasi nuk mund të bëni pa ndërmjetës në bursë. Sidoqoftë, nëse tregtoni kriptomonedhë, keni qasje në çdo bursë. Pavarësisht moshës, statusit shoqëror, profesionit ose madhësisë së kapitalit tuaj, ju mund të plotësoni një formular regjistrimi në faqen e internetit të një burse (më mirë ta bëni në disa bursa), të depozitoni fonde për tregti dhe të filloni rrugën tuaj të një tregtari kriptomonedhash pa ndihmë nga kalimtarët e rastit.

Duhet të mos harroni se tregu i kriptomonedhës funksionon 24 orë në ditë/7 ditë të javës. Nuk mbyllet dhe as nuk hapet në një kohë të caktuar, si tregjet e zakonshme të aksioneve. Domethënë, çdo bursë e kriptomonedhës është “aktive” dhe funksionon pa gjumë e pushim.

Një nga përparësitë dhe sfidat kryesore të tregtisë së kriptomonedhës është paqëndrueshmëria. Ky tregues tregon intervalin e luhatjeve në vlerën e një aktivi për një periudhë të caktuar kohe. Mund të quhet një parakusht për tregtimin pasi një tregtar fiton nga diferenca midis çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes së një aktivi.

Sidoqoftë, kini parasysh se paqëndrueshmëria nuk është një vlerë konstante. Kjo varet nga shumë faktorë dhe nuk mund të parashikohet saktësisht (ndonjëherë paqëndrueshmëria madje krijohet artificialisht për të rritur çmimin për një monedhë të caktuar). Tregtarët bëjnë llogaritjet mbi të dhënat historike, të cilat janë formuar në kushte të vështira të tregut dhe që nuk do të përsëriten më kurrë. Prandaj, vlen të trajtohen treguesit si një pikë referimi e përafërt.

Por është paqëndrueshmëria ajo që e bën kriptomonedhën kaq tërheqëse për tregti. Të dhënat historike ende nuk janë grumbulluar (pasi kriptomonedha u shfaq vetëm disa vjet më parë dhe tregtia profesionale e kriptomonedhës është edhe më e re), dhe kushtet komplekse të tregut ndodhin pikërisht para syve tuaj.

Këtu dua t’ju paralajmëroj se paqëndrueshmëria mund të luajë në duart e një tregtari të suksesshëm, por gjithashtu mund të luajë hile të ndyra për një të sapoardhur.

Le të përmbledhim anët e mira dhe argumentet kryesore në favor të tregtisë së kriptomonedhës:

 Qasje në bursë pa përfshirjen e ndërmjetësve

 Bursat punojnë 24 orë në ditë/7 ditë të javës

 Paqëndrueshmëria

Mendoj se e keni kuptuar që tregtia e kriptomonedhës nuk është vetëm një ide e modës e të ardhurave passive, që kërkon shtypjen e butonave “nis” dhe “ndalo”. Është një brez i vazhdueshëm i ideve dhe strategjive të reja që do t’ju ndihmojnë të fitoni para.

Shpresoj që ky libër të vendosë një gur themeli për tregtinë tuaj të suksesshme të kriptos. Në mënyrë që t’ju ndihmoj të shtrydhni sa më shumë nga këto faqe, zhvillova detyra praktike të shtëpisë, që mund t’i gjeni pas secilës pjesë të librit. Mund t'i bëni në çdo kohë që ju përshtatet, por ju kërkoj të mos vazhdoni në pjesën tjetër përpara se të përfundoni detyrën për pjesën e mëparshme.

Pse? Do ta përsëris (nëse nuk e keni kuptuar akoma): tregtia nuk ka të bëjë me teori, ka të bëjë me praktikë. Prandaj, nëse jeni dembel të praktikoni çdo instrument për të cilin keni lexuar, atëherë pasi të lexoni librin, do t’ia ngulësh sytë grafikut duke mos qenë në gjendje të kuptosh gjësend. Nga ana tjetër, kjo do të çojë menjëherë në vendime të pasakta tregtare dhe, si rrjedhojë, në humbje financiare. Çfarë priren të bëjnë njerëzit në raste të tilla? Ashtu është, kërkojnë fajtorin. Bëni detyrat e shtëpisë, mësoni praktikat tuaja më të mira dhe mos u përpiqni të më fajësoni mua për fatkeqësitë tuaja, nëse merrni vendime të gabuara, sepse nuk keni bërë praktikë.

Nuk mund ta kryej rolin e trajnerit personal dhe nuk e ndjek këtë qëllim. Nuk mund të qëndroj pranë shtratit tuaj, duke treguar me gisht tregues librin, duke ju nxitur të bëni detyrat e shtëpisë. Varet nga ju që të vendosni nëse do të bëni detyrat, ndaj edhe rezultatet varen nga ju.

Për ta përmbledhur, shpresoj që lexuesit e mi të jenë tregtarë të suksesshëm në të ardhmen; prandaj, ata janë gati të studiojnë dhe punojnë shumë sot për përfitime në të ardhmen.

Kështu që nuk do të vonoj fillimin e trajnimit tuaj, por dua të vë në dukje se ky proces nuk duhet të jetë i njëanshëm. Prandaj, nëse keni përfituar nga libri im, do t’ju jem mirënjohës për reagimet tuaja të sinqerta në Amazon. Nëse gjeni ndonjë pyetje ose nuk gjeni shpjegime të mjaftueshme në disa pjesë, mos ngurroni të më dërgoni mesazh me postë elektronike. Asistenti im do të strukturojë të gjitha pyetjet kurse unë do të përpiqem të zbuloj më shumë detaje në botimin tjetër.

A jeni gati të filloni trajnimin? Atëherë le t’ia nisim punës!

P.S. Të gjitha fotografitë në libër mund t’i shihni me cilësi të lartë këtu – bit.ly/pics-cpro

Kapitulli 1. Kuptimi i tregut të kriptomonedhës dhe Psikologjia e lojës

N

ë mënyrë që të kuptojmë natyrën e tregtisë në përgjithësi dhe tregtinë e kriptomonedhave në veçanti, duhet të zhytemi në disa procese financiare, pjesë e të cilave jemi të gjithë.

Meqenëse të gjithë ne përdorim shërbimet e sektorit bankar dhe, jo vetëm shpenzojmë ose vendosim paratë tona të merituara plotësisht në depozitë, por, duke ëndërruar për një të ardhme të kthjellët në fund të jetës, transferojmë edhe një pjesë të të ardhurave te fondet e pensionit, sigurimet shoqërore dhe pensionet, ne automatikisht bëhemi pjesëmarrës të sistemit bankar dhe tregut të aksioneve. Paguajmë kontribute pensioni gjatë gjithë jetës, por pak prej nesh mendojnë për vetë strukturën e industrisë financiare dhe se si e përdor shteti pensionin tonë të ardhshëm.

Fatkeqësisht, sistemi financiar në çdo vend është ndërtuar në mënyrë të tillë që ne të mos e zotërojmë kapitalin tonë. Lëvizja rrethore e huave dhe kontributeve të pensioneve i bën paratë disi virtuale pasi ato rrëshqasin vazhdimisht nëpër gishtat e shtetit, menaxherëve të fondeve dhe korporatave private. Në të njëjtën kohë, bankat qendrore në çdo shtet ushtrojnë monopol të emetimeve në lidhje me monedhën, dhe ky funksion u është caktuar atyre nga shteti. Nga ana teorike, monedha sigurohet me mallra ose produkte të prodhuara në territorin e një vendi. Kështu formohet GDP e saj. Në të njëjtën kohë, bankat qendrore angazhohen për të ruajtur besueshmërinë dhe stabilitetin e monedhës kombëtare.

Duket se gjithçka është e qartë dhe e sigurtë, por problemi është se kjo është thjesht një pamje ideale. Për fat të keq, realiteti është disi ndryshe. Shteti dhe bankat qendrore nuk arrijnë të përmbushin detyrimet e tyre për të siguruar stabilitetin e monedhës dhe vetë vlera e parave zhduket për shkak të inflacionit dhe lehtësimit sasior. “Si u zhduk? Nuk na informuan për këtë!” mund të përmendni me të drejtë. Do të përpiqem të mbështes deklaratën time.

Vlera e parave, përfshirë kursimet e pensioneve, dhe, për këtë arsye, qëndrueshmëria e së ardhmes sonë, dukej më optimiste para vitit 1976. Deri në atë kohë, sistemi i pensioneve funksiononte si më poshtë: njerëzit depozitonin para në Fondin e Pensionit, interesi grumbullohej në depozita, dhe shteti i përdorte ato fonde për të bërë pagesa. Por të ashtuquajturat Marrëveshjet e Xhamajkës2 e ndryshuan disi rrjedhën e historisë.

U vendos që të zhvlerësohej ari dhe ari u shndërrua në një mall këmbimi të zakonshëm. Kështu, të gjitha marrëveshjet e miratuara brenda kornizës së Marrëveshjeve të Xhamajkës lejuan që çmimi i arit të hidhej në bursë në lidhje me dollarin amerikan dhe monedhat e tjera. Ishte një lloj thirrjeje për shumë vende që të hiqnin qafe arin. Vendet nuk e vonuan vendimin përkatës. Një seri vendesh botërore vendosën ta braktisin këtë metal të çmuar dhe të mos e lidhin monedhën e tyre kombëtare me rezervën e arit të vendit.

Ju kërkoj të përqendroheni në këtë çast sepse, që nga viti 1976, sistemi i kredive të secilit vend është rritur qindra mijëra herë!

Marrëveshjet e Xhamajkës i kthyen paratë në shifra. Sistemi filloi të unifikohej pasi ari u braktis, duke marrë formën e llogarive bankare të mëdha të unifikuara, që nuk janë të rezervuara ose të garantuara. Sa i përket Fondit të Pensionit, ai nuk është më një lloj kasaforte për kursimet tuaja. Është një lloj fondi mbrojtës3, që mbledh aktivin nga ju si investitor dhe më pas e përdor atë sipas dëshirës. Fondet tona të pensionit u bënë pjesë e buxhetit të shtetit dhe filluan të përdoren për nevoja të tjera të qeverisë. Tani Fondi i Pensionit është një lloj llogarie bankare. Nëse analizoni sistemin e pensioneve të vendeve më të zhvilluara të botës, do të zbuloni se fondet e pensioneve shpenzohen për nevoja të tjera shoqërore. Kjo është arsyeja pse depozitat e pensioneve nuk ekzistojnë diku në një llogari.

Pavarësisht nga të gjithë këta faktorë, klasa e mesme ka mbetur forca lëvizëse e sistemit të pensioneve, i cili nuk mbështetet më nga asgjë. Shumica e njerëzve nuk shqetësohen se si i përdor paratë fondi i pensioneve, kështu që ata vazhdojnë të rimbushin rezervat e tij. Ashtu si bletët në një zgjua, ata sjellin rregullisht mjaltë në sistem, por nuk arrijnë ta përdorin këtë mjaltë.

A nuk ju kujton kjo një piramidë? Dhe nuk po flas për piramidat në Egjipt!

Më lejoni të përmend që jo vetëm sistemi i pensioneve por sistemi bankar në tërësi, ka shenjat e kësaj skeme piramidale. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë sistem marrin të ardhura vetëm në kurriz të prurjes së “gjakut të ri”, d.m.th., marrjes së investimeve të reja nga pjesëmarrësit e rinj.

___________________________________

2 Marrëveshjet e Xhamajkës ishin një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare që ratifikuan fundin e sistemit monetar të Breton Udsit

3 Është një fond investimesh që mbledh kapital nga individë të akredituar ose investitorë institucionalë dhe investon në një larmi aktivi, shpesh me teknika komplekse të ndërtimit të portofolit dhe administrimit të rrezikut. Administrohet nga një firmë profesionale e menaxhimit të investimeve dhe shpesh strukturohet si një ortakëri e kufizuar, kompani me përgjegjësi të kufizuar, ose mjete komunikimi të ngjashme.

Meqë ra fjala, ne kemi diskutuar krizën e sistemit financiar, por duhet të theksohet se tregtia gjithashtu përjetoi periudhën e saj të kushtëzuar. Ajo nuk shoqërohet me Marrëveshjet e Xhamajkës në 1976, por me krizën globale financiare të vitit 2008. Kriza, si dhe disponueshmëria e sistemeve të lëvizshme dhe mbizotërimi i vetë tregtisë, i ndaloi tregtarët profesionistë të fitonin shuma të tepruara parash.

Është interesant fakti që kriza dhe revolucioni në tregti u organizuan nga bankat më të mëdha në botë të investimeve. Në përpjekje për të mashtruar njëra-tjetrën, ato luajtën një lojë të pandershme, duke shpikur derivate të ndryshme (dëftesa garancie, bono, etj.). Produkte të tilla, të shpikura nga bankat, filluan të ngatërrojnë situatën në treg. Vala e parë e rënies u shfaq në treg në vitin 1998, por më pas situata u rregullua. Sidoqoftë, në vitin 2008, edhe reputacioni i një tregtari, i cili i sjell të gjithë sistemit shuma të mëdha parash, nuk mund të parandalonte përmbysjen e tregut dhe fillimin e një krize ekonomike globale.

Kështu, besoj se të gjitha bankat e investimeve kanë diskredituar veten e tyre si institucione profesionale, që mund të besohen për të menaxhuar financat. Kjo situatë përfundoi me tregtarët e vërtetë profesionistë, që u shpërngulën në fonde mbrojtëse.

Besoj se ka ardhur koha për të bërë paralelen e parë midis parave tradicionale (të pashkëmbyeshme) dhe kriptomonedhës. Siç e kujtojmë, vendimet e marra brenda kornizës së Marrëveshjeve të Xhamajkës bënë që vlera e parave të ulej ndjeshëm, sepse i tërë cikli i monedhës filloi të ndërtohej vetëm mbi bazën e borxheve. Përkundrazi, vlera e kriptomonedhës vazhdon të rritet. Për më tepër, kriptomonedha nuk i nënshtrohet inflacionit, pasi krijimi i monedhave të reja vjen nga një algoritëm i parashikueshëm, jo nga një bankë qendrore.

Kështu, nëse mendojmë për çështjen e pensionit në kontekstin e informacionit të sipërpërmendur, mund të nxjerrim përfundimet e mëposhtme:

 Ju duhet të “ndreqni velat tuaja ndërsa moti është i mirë”, d.m.th., të mendoni për të ardhura të mira në pleqëri pikërisht tani

 Ju duhet të kërkoni një alternativë për një pension

Tregtimi mund të jetë një nga alternativat e tilla për një pension. Sidoqoftë, shumica dërrmuese e njerëzve e anashkalojnë këtë mundësi të fitimeve, sepse ata besojnë se ky lloj aktiviteti kërkon të jesh një gjeni financiar dhe të kesh një talent të lindur për tregti. Njerëzit mbushin kokën me përkufizime të tilla si “modeli”, “analiza”, “modelimi teknik”, “konfigurimet e shandanëve” dhe, për këtë arsye, ata zgjedhin mundësi të tjera, më të thjeshta, kështu mendojnë ata, për të fituar.

Por dua t’ju gëzoj: të jeni në marrëdhënie të mira me të gjitha konceptet e lartpërmendura është një mit. Në mënyrë që të jeni të suksesshëm në tregti, duhet të zotëroni konceptet themelore të tregtisë dhe parimet e punës në bursa. Ju duhet vetëm të kuptoni mekanikën kryesore të tregut: kush shet dhe si dhe kush blen dhe si. Por nuk keni nevojë të rishpikni rrotën. Gjithçka e nevojshme dihet tashmë.

Prandaj, fillimi i “profesionit” të një tregtari kërkon zotërimin e parimeve themelore të tregut, gjetjen e mënyrës së analizimit (d.m.th., vlerësimin e situatës aktuale) dhe, si rezultat, marrjen e vendimeve tregtare.

Në të njëjtën kohë, dua të shpërndaj shpresat e atyre të sapoardhurve që i kanë përgatitur tashmë portofolet e tyre për super fitime, por do t’i kushtojnë disa orë në javë kësaj çështjeje. Për t’u bërë të suksesshëm, që do të thotë të fitoni të ardhura të mira, do t’ju duhet të përditësoni vazhdimisht veten, të ecni krah për krah me metodat e reja, të ndiqni tregtarë me përvojë, të lexoni lajmet e tregut, etj. Prandaj, fitimi pa mundim nuk do t’ju bëjë punë këtu, miq!

Në të njëjtën kohë, tregtarët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përqendruar. Më lejoni t’ju kujtoj se tregu i kriptomonedhës është shumë i paqëndrueshëm, por përkundër kësaj, tregtarët duhet të bëjnë parashikime për kohën më të mirë për hyrjen dhe daljen nga tregu. Dhe të gjitha këto operacione të rrezikshme duhet të përsëriten here pas here. Prandaj, ekuilibri emocional është një nga miqtë më të mirë të tregtarit. Do të kthehemi edhe disa herë në psikologjinë e një tregtari të suksesshëm.

Tani le të prekim shkurtimisht aktorët e tregut të kriptomonedhës. Është e nevojshme të bëhet dallimi midis dy llojeve të tregtarëve: tregtarët profesionistë dhe tregtarët me pakicë. Grupi i parë përfshin ata që i janë nënshtruar trajnimit dhe çertifikimit të veçantë. Si rregull, njerëz të tillë punojnë në kompani të mëdha investimesh dhe spekulojnë në treg me shuma “të rregullta” parash. Një tregtar me pakicë kryen veprime tregtare në treg pa pasur një licencë të veçantë. Njerëz të tillë punojnë për veten e tyre dhe, si rregull, administrojnë shuma shumë më të vogla.

E keqja e punës së tregtarëve profesionistë është se ata nuk zotërojnë fondet që administrojnë. Në të njëjtën kohë, tregtarët profesionistë punojnë me kartelë që regjistron orët e tyre të punës, duke u përpjekur të mbijetojnë në një konkurrencë të ashpër. Përkundrazi, tregtarët me pakicë mund të marrin vendime sipas dëshirës.

Meqenëse e konsideroj si detyrën time jo vetëm t’ju mësoj, por edhe t’ju paralajmëroj, dua të vë në dukje se tregtarët me pakicë duhet të jenë gjithmonë të gatshëm të humbin kapitalin e tyre pasi ekziston një rregull i pathënë në treg, i quajtur “90.90.90” që do të thotë se 90% e tregtarëve humbin 90% të kapitalit të tyre në 90 ditët e para të punës. Të gjitha këto fonde të humbura nuk shpërndahen. Ato qëndrojnë në treg.

Kuptimi i tregut të kriptomonedhës

Pasi të jemi marrë me të gjitha grackat e sistemit bankar dhe të pensioneve, le të përcaktojmë: ÇFARË ËSHTË TREGTIA E KRIPTOMONEDHËS? Kam tre përgjigje për këtë pyetje për ju:

1 Është një mundësi për të filluar të fitosh para duke investuar në një kriptomonedhë

2 Është një mundësi për të bërë një pasuri në një periudhë të shkurtër kohe

3 Është një instrument fitimprurës me pak rrezik nëse tregtohet si duhet

Duke e ditur për përvojën time të pasur në këtë fushë, lexuesit e mi shpesh më bëjnë edhe pyetjet e mëposhtme:

A ia vlen të investosh në kriptomonedhë tani?

A ia vlen të tregtohet në tërësi?

Pse duhet të analizojmë kriptomonedhën?

Si mund të investoj pa pasur përvojë?

A është më mirë të investoni vetë apo t’ia besoni këtë profesionistëve?

Jam i sigurt që të gjitha këto pyetje ju kanë kaluar në mendje, por le të fillojmë së pari me parimet themelore.

Kriptomonedha4 është një lloj monedhe digjitale, krijimi dhe kontrolli mbi të cilën bazohet në metodat kriptografike. Si rregull, kriptomonedha përdor kontroll të decentralizuar, d.m.th., nuk ka organe rregullatore në këtë fushë. Kontrolli i decentralizuar i secilës kriptomonedhë funksionon përmes teknologjisë së regjistrit të shpërndarë, në mënyrë tipike një bllok zinxhir5. Informacioni në lidhje me transaksionet zakonisht nuk është i koduar dhe është i disponueshëm në domenin publik. Për të siguruar vazhdimësinë e zinxhirit të blloqeve të transaksionit, përdoren elementet e kriptografisë (nënshkrimi digjital i bazuar në një sistem të çelësit publik).

Tani më lejoni t’i përgjigjem pyetjes, pse kriptomonedha është kaq e rëndësishme për mua.

Kriptomonedha ka mbetur aktivi më fitimprurës në vitet e fundit, si dhe aktivi i vetëm që një investitor joprofesionist mund të përdorë për të rritur disa herë kapitalin e vet. Nuk keni nevojë për njohuri të jashtëzakonshme, kontakte të dobishme sociale ose investime të mëdha fillestare.

_____________________________

4 Një kriptomonedhë (ose monedhë kripto) është një aktiv digjital i krijuar për të punuar si një mjet këmbimi që përdor kriptografi të fortë për të siguruar transaksione financiare, për të kontrolluar krijimin e njësive shtesë dhe për të verifikuar transferimin e aktivit. Kriptomonedha është një lloj monedhe alternative dhe monedhe digjitale (nga e cila monedha virtuale është një nëngrup).

5 Një bllokzinxhir, fillimisht bllok zinxhir, është një listë në rritje e të dhënave, të quajtura blloqe, të cilat lidhen duke përdorur kriptografinë. Secili bllok përmban një hash kriptografik të bllokut të mëparshëm, një vulë kohore dhe të dhëna të transaksionit (zakonisht i paraqitur si një kompilim i rrënjës së pemës merkle).

Është një aktiv liberal dhe demokratik, i cili mund të rrisë kapitalin tuaj në mënyrë eksponenciale. Kjo është pika më tërheqëse e kriptomonedhës për mua. Mendoj se do të jeni dakord.

Por, pyetja më e shpeshtë është: si mund të përdorim mundësitë që kriptomonedha hap para nesh? Në vitin 2017, ishte pak më e lehtë për të përfituar nga këto mundësi. Shumë njerëz dhanë rezultate të mëdha vetëm duke investuar në monedha të ndryshme. Por viti 2018 filloi me rënien e madhe të kriptomonedhës. Njerëzit filluan të kërkonin mënyra të tjera për të përfituar nga kriptomonedha. Tregtimi është një mënyrë e tillë.

Nga njëra anë, përparësitë e tij janë pavarësia nga tregu dhe përfitimi i lartë. Për shembull, shumë kompani tregtare treguan rezultate interesante financiare deri në fund të vitit 2017. Por mos shpresoni se rruga e tregtimit është e lehtë (siç mund t’i duket dikujt), gjithashtu nuk është e shpejtë. Prandaj, duhet ta kuptoni se ekziston një numër i madh i mangësive dhe rreziqeve në tregtim. Dhe rreziku më i madh për një investitor të papërvojë është se rezultati i tregtisë varet nga një analizë cilësore e situatës së tregut dhe aktivit që do të blini. Është e vështirë për një fillestar. Megjithëse në vitin 2017 tregu ende mund të analizohej, tani ai është pothuajse plotësisht manipulues.

Disa prej jush mund të pyesin pse analiza është kaq e rëndësishme në tregtinë e kriptomonedhës. Analiza e kriptomonedhës është e nevojshme për të parashikuar sjelljen e një çmimi të monedhës në treg. Është analiza cilësore që rrit mundësinë e parashikimit të rezultatit të saktë të transaksionit. Nëse do të supozonit se, le të themi në dy ditët e ardhshme, Bitcoin do të ngrihej ose ulej duke hedhur një monedhë, do të hamendësonit rezultatin e duhur vetëm në 50% të rasteve. Është e pamundur të bësh një pasuri në këtë mënyrë. Analiza është e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e supozimeve tona.

Çfarë duam të supozojmë?

1 Pika e hyrjes

2 Merrni fitim

3 Ndaloni humbjen (një kufizues i humbjeve që lejon minimizimin e humbjeve tuaja dhe pozicionin e mbylljes nëse diçka shkon keq).

Tani le ta diskutojmë atë në më shumë detaje.

Çfarë është një pikë hyrëse? Është një çmim i kriptomonedhës me të cilin ne hapim një pozicion. Në këtë pikë ka mundësi që çmimi të lëvizë në drejtim të parashikimit.

Merrni fitimin është çmimi me të cilin ne e mbyllim pozicionin me një fitim. Nëse gjithçka shkon sipas planit, jemi gati të themi “Mjaft” në këtë pikë.

Ndaloni humbjen është niveli i “ndërprerjes” së humbjeve, është çmimi me të cilin ne do të likuidojmë pozicionin me humbje në rast të një ndryshimi të pafavorshëm të çmimit. Për shembull, ne presim që një çmim të rritet nga 100 në 200, por ai rritet në 105 dhe pastaj bie. Për të shmangur situata të tilla, vendosim një çmim me të cilin duam të likuidojmë pozicionin nëse parashikimi ynë ndodh të jetë i gabuar.

Për të “hamendur” saktë më shpesh, aplikojmë tre lloje të analizave:

1 Thelbësore

2 Teknike

3 Kompjuter

Sidoqoftë, llojet e analizave janë një hallkë në një zinxhir. Ekziston nevoja për të kuptuar parimet themelore të funksionimit të tregut. Mbi të gjitha, nëse nuk keni asnjë ide për mekanizmin e brendshëm të një makine, nuk do të mësoni se si të ngani makinën siç duhet.

Prandaj, për të kuptuar tregun e kriptomonedhës, duhet të dini:

 Parimet e monitorimit të tregut të kriptomonedhës

 Shfaqja e tregut të kriptomonedhës, arsyet e suksesit të tij

 Parashikimet dhe perspektivat e zhvillimit

 Shërbime dhe faqe për tregtarët

 Bursa për tregtim

 Algoritmi i plotë i tregtisë

Ne do të merremi me të gjitha këto çështje në këtë libër.

Altersbeschränkung:
0+
Veröffentlichungsdatum auf Litres:
27 August 2021
Umfang:
281 S. 153 Illustrationen
ISBN:
9788835426776
Übersetzer:
Rechteinhaber:
Tektime S.r.l.s.
Download-Format:

Mit diesem Buch lesen Leute