Buch lesen: «Në Shtëpi»
Një libër nga © LS MORGAN
Imazhi i kopertinës: Odile Silva Dias
Përkthyesi: Dorina Ruci
Kjo është një vepër e trilluar. Qëllimi i saj është të argëtojë njerëzit.
Emrat, personazhet, vendet dhe ngjarjet e përshkruara janë produkte të imagjinatës së autorit.
Çdo ngjashmëri mes këtyre aspekteve është thjesht e rastësishme.
TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA
Ndalohet ruajtja dhe/ose riprodhimi i ndonjë pjese të kësaj vepre, me çdo mënyrë - të qartë apo të paqartë - pa miratimin paraprak me shkrim të autores.
Shkelja e të drejtave ekskluzive të mbajtësit të së drejtës së autores do të rezultojë në dënime civile dhe penale.
Një histori e shkurtër nga LS Morgan
***
Një përrallë tërheqëse dhe dramatike, që na udhëheq drejt ndjenjave të thella dhe pyetjeve të çmuara. Dhimbja, humbja dhe ndjenjat e një vajze 8-vjeçare përjetohen fuqishëm dhe ne rrëmbehemi në një udhëtim, pas në kujtimet e saj, në vendin e kujtimeve të dhimbshme, por gjithashtu të dashura: shtëpinë e saj.
Fjalë kyçe:
Familje
Dramë
Dramë familjare
Tronditje
Ribashkim
Falje
në shtëpi
Matanë livadheve, përtej kullotës së hapur me shkurre gjithnjë të gjelbërta, në tokën e shtypur të kuqe dhe me luleradhiqe që hedhin farat e tyre në erë, edhe më tutje hijeve të mëdha të pemëve plot gjethe me fruta të pjekura dhe tingujve të këngëve të zogjve vendas, pikërisht atje, ishte një banesë. Nuk ishte thjesht një pronë. Ishte një shtëpi. Lloji i shtëpisë ku ndiejmë se dashuria mban erë si buka e misrit të pjekur herët në mëngjes dhe dyshemeja e lustruar pa të meta, dyshemeja e zhuritur e çimentos, ishte shtegu i këmbëve zbathur të një fëmije gjithnjë euforik dhe dy femrave të rritura.
Shtëpia ime, vendbanimi im, streha ime ... Mund të rendisja emra pafund për atë vend ku kam jetuar gjatë tetë viteve të para të fëmijërisë sime dhe që u rrëmbye nga unë papritur, nën tingullin e mprehtë të britmave të mia dhe të qarave të forta si fëmijë që isha, që nuk i kuptoi, në atë moment, arsyet pse e detyrua të largohej.
Der kostenlose Auszug ist beendet.