Buch lesen: «Atropos»
Për të gjithë lexuesit që po presin me padurim të lexojnë këto histori
Burri zbriti nga autobusi i linjës 19 te Sheshi Braçi në San Laxaro të Savenës, arriti tek kioska e gazetave, bleu një kopje të Resto Del Carlino dhe nisi ta shfletonte. U ul në një nga stolat e Sheshit për të lexuar gazetën por nuk gjeti ndonjë lajm me rëndësi: faqet e para ishin të mbushura të tëra me kronikën, ndërsa brenda gjeti lajme nga ekonomia dhe, më tej, faqet me lajme lokale nga krahina bolonjeze, që nga qyteti e deri tek të gjitha rrethinat e tij. I hodhi një sy edhe njoftimeve publicitare, pa gjetur asgjë interesante. E palosi gazetën dhe, duke e mbajtur poshtë krahut, nisi të ecte përgjatë rrugës Emilia me drejtimin nga Imola.
Arriti tek hyrja e bankës në kryqëzimin me rrugën Jussi, akoma disa qindra metra më përpara, shtyu të parën portë të rëndë prej metali, pastaj të dytën, dhe hyri brenda. Në atë orë të mëngjesit kishte shumë pak klientë dhe, pak minuta pasi kishte hyrë brenda, mundi të paraqitej tek sporteli i parë i arkës që u lirua nga tre sportelet e hapura në atë moment. âMirëditaâ, e përshëndeti punonjësja, âsi mund tâju ndihmoj?â âDo doja të flisja me drejtorin, nëse nuk është i zënë.â âSi të dëshironi. Ãfarë ka që nuk shkon?â, e pyeti gruaja, që lëshonte një aromë prej frute aq të rëndë gati sa të sillte të përziera. âJo, mos u shqetëso. Thjesht po mendoj sesi të investoj më mirë dhe do doja të flisja me të, në mënyrë që të marr një vendim.â âPër këtë gjë janë të gatshëm të gjithë konsulentët tanë financiarë. Besoj se ju mund të flisni shtruar me një prej tyre: të gjithë janë shumë të zotë. Vetëm në rast se dëshironi të flisni posaçërisht me drejtorin ose keni arsye të veçanta për ta shqetësuarâ shpjegoi gruaja. âDëshiroj të flas posaçërisht me drejtorinâ.
I
Atë ditë, Davide Paliarini po kthehej nga palestra ku kalonte nja dy orë mbasditeve gjatë javës, duke përfshirë edhe fundjavën.
Jetonte vetëm, në një kondominio në rrugën Venecia në San Laxaro të Savenës.
E kishte marrë atë vendim pas një vit fejese dhe një vit bashkëjetese me shoqen e tij. Me pëlqimin e të dyve i kishin thënë mjaft njëri tjetrit, nuk do mundnin më të jetonin bashkë pasi, ndryshe nga sa e mendonin në fillim, me sa dukej nuk ishin bërë tamam për njëri tjetrin.
Ritmet e jetës dhe pikëpamjet i kishin shumë të ndryshme përsa i përket manaxhimit të kohës dhe përdorimit të parave.
Dhe në fund kishin menduar që të përshëndeteshin dhe secili të vazhdonte jetën e vet.
Pasi mbërriti para derës së jashtme të pallatit, ngjiti shkallët dhe hyri në shtëpi.
Apartamenti i tij gjendej në katin e parë të një ndërtese jo shumë të lartë dhe të zhytur në jeshillëkun e një oborri plot me bimë dhe drurë të llojeve të ndryshme, ku një gardh e ndante me ambjentin tjetër të jashtëm.
Kishte të paktën tre avantazhe aty: hija që bënin drurët, që mundësonte strehë nga temperaturat e larta gjatë verës, një grimë prej elegance të vetë shtëpisë dhe fakti se një kondominio me oborr të brendshëm zor se tërhiqte vëmendjen e atyre që merreshin me shpërndarjen e fletëpalosjeve publicitare.
Pasi mbështeti në tokë çantën sportive që e përdorte në palestër dhe që brenda kishte kryesisht një palë rroba për tâu ndërruar dhe gjithçka që duhej për tâu larë, e hapi dhe e bëri gati për ditën tjetër, dhe pastaj vendosi të lexonte pakëz.
I donte romanet me aventura nga autorë si Klaiv Kasler, edhe pse deri pak muaj më parë zakonisht lexonte edhe thrillerat dhe, në përgjithësi, histori që përshkoheshin nga pasiguritë por, pas aksidentit rrugor që kishte bërë, kishte vendosur që tâi linte këto deri në një moment kur ta vendoste vetë.
Kishte qenë faji i tij, kjo ishte e pamohueshme, dhe nuk mund tâia falte dot vetes: ajo ngjarje sigurisht që i kishte lënë shenjë në psiqikë.
Mundohej me çdo kusht që mos ta sillte ndër mend, dhe shpesh ia dilte mbanë, por, atëherë kur pak e priste, kujtimi i rikthehej duke e mbërthyer sërish fort.
Ah, sikur vetëm mos ta kishte marrë atë pilulë...
Por ishte joshur nga e panjohura. I kishin thënë âDo ta shohësh se si do ndihesh. Do të të bëjë që të kapësh yjet. Provoje: mund ta kesh edhe një me zbritje.â
Dhe kështu e kishte provuar, por duke i thënë vetes se nuk do ta provonte më kurrë. Thjesht si kureshtje për të kuptuar se çfarë përjetohej me atë gjënë.
Pasi doli nga diskoteka ku shkonte herë pas here për të kaluar një mbrëmje të shtune ndryshe nga zakonisht dhe me shpresën për të takuar edhe njerëz të rinj që mund edhe tâi bënte miq, ose mundësisht edhe ndonjë shpirtin e vet binjak edhe pse e dinte dhe vetë se do duhej kohë për të stabilizuar një marrëdhënie të këtillë, ishte larguar për tek makina e vet dhe ishte nisur për në shtëpi.
Kishte kaluar të paktën një orë që nga marrja e asaj pilule eferveshente (në fakt i ishte këshilluar edhe një gotë pije) dhe, kur Davidi po udhëtonte në unazën e Bolonjës në drejtim të shtëpisë, filloi të ndihej euforik, si të ishte në qiell të shtatë. Shtypi deri në fund pedalin e gazit pasi e ndjente të nevojshme në njëfarë mënyre ta shkarkonte atë eufori dhe rezultati qe ai që shpresonte, por nuk kishte marrë parasysh të papriturat e mundshme si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë.
Me shumë vonesë vuri re një fëmijë që po kalonte rrugën në vijat e bardha, ndërkohë që e goditi në krahun e majtë duke e përplasur në tokë dhe duke e marrë zvarrë për nja njëqind metra.
Nuk i kishte kushtuar fare vëmendje pranisë së prindërve dhe ishte larguar pa u ndalur, me trupin plot adrenalinë.
Davide Paliarini mbyllte sytë sa herë që i vinte në mendje ai episod, me shpresën që tâi flakte tutje ato kujtime të dhimbshme dhe shpesh ia dilte mbanë, po jo gjithmonë.
Kur e kuptoi se po afrohej koha e darkës, mbylli romanin që po lexonte atë moment, duke u ulur në tavolinën e të ngrënit dhe vuri përpara një pjatë me makarona.
Mbrëmja kaloi qetë dhe para mesnate kishtë rënë tashmë në gjumë.
II
Stefano Xamanji qe zgjuar herët në mëngjes dhe kishte mundur të hante mëngjesin me qetësi para se të nisej për punë, por nuk e merrte fare me mend se ajo ditë do të qe aq stresante për të.
Bëri një dush në fillim, pastaj përgatiti një filxhan kafe, që e shoqëroi me një fetë buke të thekur, pastaj doli.
Mbërriti në Komisariatin e Policisë në orën 8:30, pas afro gjysëm ore rrugë në mes të trafikut të rrugës Emilia në segmentin që lidh San Laxaron e Savenës ku banonte, me Bolonjën.
I kishtë zët bllokimet e trafikut, sidomos nëse shkaktoheshin nga turmat e njerëzve që nxitonin për të arritur sa më parë në punë.
Përse vallë nuk dalin pak më përpara?, pyeste veten herë pas here, por pa gjetur kurrë një përgjigje të saktë.
Me të mbërritur në zyrë, mbi tryezë e prisnin shumë mesazhe në letër, disa prej të cilave i kishte vënë si kujtesë një mbrëmje më parë.
I lexoi shpejt, pastaj i hodhi në koshin e mbeturinave.
âSi ia çoni, inspektor?â, e pyeti një agjent që po kalonte andej si rastësisht.
âMirë, faleminderitâ, iu përgjigj me përzemërsi. âPo ju? Gjithçka mirë?â
âPo, faleminderit.â
âShkëlqyeshëm. Atëherë ju uroj një ditë të mbarë, dhe shpresojmë që të jeni i qetë deri në mbrëmje.â
âTë shpresojmëâ, tundi kokën agjenti, duke u përshëndetur.
Pak minuta më vonë, kapiteni i Seksionit të Krimeve u paraqit në zyrën e Xamanjit, dhe nga pamja që kishte marrë në fytyrë nuk dukej se po vinte për ta përshëndetur.
âPërshëndetje Xamanji, kam nevojë për juâ, foli duke hyrë direkt në temë.
âDuhet të përgatitem për më të keqen?â, e pyeti inspektori.
âUroj vetëm mos të jetë ndonjë gjë e komplikuar, por me siguri do jetë diçka e pakëndshme. Morëm një telefonatë nga një person që thotë se kishte mbërritur në shtëpinë e vajzës dhe e kishte gjetur atë pa jetë.â
âDo kisha preferuar ta filloja ditën ndrysheâ, u shpreh Xamanji, âA dihet ndonjë informacion më shumë? Dua të them, referuar nga ky personi që ka telefonuar.â
âZonja tha se kishte mbërritur në shtëpinë e vajzës së saj dhe se ajo nuk ia kishte hapur derën pavarësisht se zilja kishte rënë disa herë, kështu që zonja, që me sa duket kishte çelësat e apartamentit, u kthye në shtëpinë e vet, mori çelësat dhe, kur hapi derën, e gjeti atë të shtrirë në dysheme në dhomën e ndenjes.â
âKuptova.â, tha Xamanji dhe, pas një pauze të shkurtër, shtoi: âE pse duhet të jetë vrasje? Nuk mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrale? Një aksident?â.
âNuk e diâ, iu përgjigj kapiteni, âBesoj se gjëja më e mirë është të shkojmë në vendngjarje dhe të mundohemi të kuptojmë diçka më shumë për atë që ka ndodhur... Zonja që telefonoi, po pret që të shkojmë atje dhe unë i thashë që të rrinte në dispozicion për çdo gjë.â
âDakort.â, tundi kokën Xamanji, âTani po shkoj që të kontrolloj.â
Vajza gjendej akoma e shtrirë mbi dysheme, pikërisht në po atë pozicion ku e kishte gjetur e ëma.
âNuk kam prekur asgjë, mund tâju siguroj për këtëâ, tha zonja sikur të shfajësohej menjëherë për diçka që nuk e kishte bërë, pasi i pa ata tâi tregonin distinktivin e policisë.
âKeni qenë në rregullâ, iu përgjigj Xamanji. âA mund ta di si e keni emrin?â
âKiara. Kiara Balxani.â, u prezantua ajo. âDhe ajo është vajza imeâ, shtoi më tej, duke u kthyer nga trupi i vajzës, sikur të qe akoma gjallë.
âE kuptoj. A mund të na thoni edhe emrin e vajzës suaj, ju lutem?â
âOh.. sigurisht, më duhet tâju kërkoj ndjesë. Jam akoma e tronditur për atë çfarë ka ndodhur. Quhet... quhej... Luçia Mistroni.â
âJu faleminderit.â, foli Xamanji, dhe pastaj shtoi: âA mund ta di se cila është arsyeja që nuk hezituat të njoftoni policinë? Dua të them, e ndjera mund të ketë pasur ndonjë infarkt apo mund të ketë vdekur nga ndonjë lloj tjetër shkaku natyral, apo jo?â. Dhe, duke u kthyer nga agjenti Marko Finoki që kishte afër, tha: âTë marrim shënim çdo gjë.â
Agjenti tundi kokën.
âPyetja juaj është e drejtë, por siç duket vajza ime kishte ca kohë që merrte telefonata kërcënuese. Prandaj mendja më shkoi menjëherë te një vdekje jo natyrale, dhe kështu që ju telefonova.â
âTelefonata kërcënuese? Po dihet se kush i telefononte?â
âJo, edhe pse kam patur gjithmonë dyshimin ose edhe bindjen, nëse mund ta quani kështu, dhe kjo ishte edhe ndjesia e vajzës sime, se ai që e telefononte qe një ish i fejuar i saj.â, sqaroi gruaja. âMarrëdhënia e tyre kishte përfunduar në mënyrën më të shëmtuar, ishin grindur vërtet shumë keq. Në periudhën e fundit të fejesës ata grindeshin shpesh.â
âE kuptojâ, tundi kokën Xamanji, âDo na nevojitet që të dimë çdo gjë mbi vajzën tuaj. Mosha, ça pune bënte, pasionet që kishte, adresat dhe emrat e miqve të saj. Po ky ish i fejuari i saj? A dini të na thoni emrin e tij? Ãdo lloj informacioni që dini rreth atij. Dhe... diçka tjetër: aktualisht vajza juaj ishte e martuar? E fejuar? Beqare? E shikoni pra, nuk mund të përjashtojmë asnjë pistë hetimiâ
âMe aq sa di unë, tani Luçia ishte beqare.â
Inspektori bëri një pauzë të shkurtër për të vështruar rreth e rrotull.
Apartamenti, i vendosur në katin e parë të një pallati të vogël i ndërtuar rishtazi në periferi të Bolonjës, dukej elegant, nga ata modernët, me një arredim thuajse minimal dhe kombinime të krijuara me goxha shije. Nëpër dritare nuk kishte grila dhe, gjatë ditës, drita e diellit ndriçonte përsosmërisht çdo pjesë të tij.
âApartamenti ishte në pronësinë e vajzës suaj?â, pyeti agjenti Finoki.
âPo, sigurisht.â Me sa dukej, zonjës Balxani kjo i dukej një pyetje fare pa lidhje.
Vajza ime e kishte paguar plotësisht apartamentin, sqaroi e ëma.
Dhe më tej sqaroi edhe se Luçia Mistroni kishte një pozicion goxha të rëndësishëm në kompaninë ku punonte, edhe pse e bija kurrë nuk e kishte saktësuar mirë se cili qe pozicioni i saj.
âAtëherë? A mund të na thoni emrin e ish të fejuarit të vajzës suaj?â, pyeti Xamanji.
âPo, më falni.â, tha zonja Balxani. âPersoni që kërkoni quhej Paolo Karnevali. Nëse nuk ka lëvizur prej andej, banesa e tij gjendej në rrugën Krakovia, në krah të Parco dei Cedri, numri... 10, besojâ.
âShkëlqyeshëm. Për momentin ju faleminderit zonjë. Kini parasysh se çdo lloj informacioni që do të dini, do të jetë me vlerë për hetimin. Edhe diçka tjetër: Policia Kriminalistike do duhet të kontrollojë çdo centimetër të këtij apartamenti, me shpresë se kjo mund tâi shërbejë gjetjes së autorit të këtij krimi, për të cilin do jetë krejtësisht e pamundur hyrja e tij këtu brenda gjatë ditëve në vazhdim. Do vendosim menjëherë shenjat vulosëse.â
Zonja tundi kokën në shenjë dakordësie.
âDo të bëj të pamundurën për të gjetur vrasësin.â
Pasi u përshëndetën dhe zbritën përsëri në rrugë, inspektori Xamanji dhe agjenti Finoki u nisën në drejtim të zyrave të Qendrës Operative.
III
Nuk ishte kushedi se çfarë, por tani ndoshta kishte gjetur një pistë hetimi, në pritje për të mësuar rezultatet nga kontrolli në apartamentin e Luçia Mistronit.
Nga orari i drekës, inspektori Xamanji bashkë me Marko Finokin, u paraqitën të dy në apartamentin numër 10 në rrugën Krakovia për të folur me Paolo Karnevalin.
I ranë ziles pa marrë përgjigje, pritën ca minuta dhe arritën të hynin në pallat në sajë të një zonje të moshuar që po kthehej nga shëtitja me qenin e saj.
âA mund të hyjmë, zonjë?â, pyeti Zamanji.
âMë vjen keq, nuk pranojmë shitësa derë më derë. Prandaj, nëse ju jeni ndonjë nga ata, mund të më kurseni mundimin dhe të ndryshoni destinacion.â
âPo kërkojmë zotin Karnevali. E njihni?â
âKush e kërkon?â, dëshironte të dinte zonja, ndoshta duke mos dashur që të kishte të bënte me të panjohur.
âKemi nevojë të flasim me të. Nuk kemi për qëllim që ta bezdisim ose tâi bëjmë keqâ, sqaroi inspektori, duke i treguar kartën identifikuese.
âOh, ça dreqin..â, ishte reagimi i të moshuarës, âÃa ka ngatërruar ai djalë? Më duket në rregull ai djalë.â
âMos u shqetësoniâ, e qetësoi agjenti Finoki, âDuam vetëm të flasim me të.â
âSidoqoftë besoj se ai është në punë në këtë orëâ, sqaroi gruaja.
âPor kur mund ta gjejmë? A keni ndonjë ide se kur kthehet?â
âVetëm në rast se nuk ka ndonjë angazhim të veçantë pas pune, përgjithësisht e takoj nga ora 18 apo 18:15 në çdo ditë të javës. Dal me Tobin për shëtitjen para mbrëmjes dhe, kur kthehem, ai gjendet duke parkuar ose duke zbritur shkallët.â
âA dini të na thoni se çfarë makine ka zoti Karnevali?â
Kjo pyetje e gjeti të papërgatitur zonjën, pasi nuk ishte fare eksperte në fushën e automjeteve. Të vetmet mjete transporti që njihte mirë ishin autobuzët që i përdorte kur shkonte nga shtëpia deri në qendrën e qytetit të dielën mbasdite.
âJu faleminderit përsëri, zonjë.â, tha Xamanji, âDo kalojmë prapë këtej në mbrëmje.â
Përshëndetën të dy zonjën dhe Tobin, që do tâi shkonte nga pas për të marrë të paktën disa përkëdhelje prej ndonjërit prej tyre, dhe pastaj u kthyen tek makina me të cilën kishin ardhur.
Nuk do kishte kuptim që të prisnin shumë orë deri në mbërritjen e Paolo Karnevalit, kështu që vendosën të shkonin në Qendrën Operative dhe Xamanji do të përfitonte kështu për të marrë ndonjë lajm të mundshëm nga Kriminalistika dhe nga pathologu që qe ngarkuar për të kryer autopsinë.
Prindërit e tij ishin vërtet të lumtur për të, e shihnin të kënaqur, dhe ndiheshin krenarë edhe tek të afërmit dhe miqtë e familjes.
Përveçse shkonte në shkollë, kryente edhe ndonjë punë të vlefshme dhe fitimprurëse, për aq pak para sa mund të merrte.
Nuk do të ishte shumë, por për një djalë që studion është gjithnjë më mirë sesa asgjë fare.
Kjo ishte ajo çka tregonin për punën që kishte gjetur i biri.
Siç dukej nuk ishte i vetmi, dhe kështu kishte njohur edhe disa bashkëmoshatarë të tjerë të tij me të cilët herë pas here dilnin shëtitje, shkonin tek Kopshtet Margerita ose në Sheshin Maxhore të shtunën mbasdite, argëtoheshin, dhe ndonjëherë qëndronin edhe jashtë për darkë së bashku.
Me ato pak që fiton, arrin tâi dalë për zot vetes edhe pa i dhënë para ne.
Ishte një punë e thjeshtë, bëhej fjalë vetëm për të shpërndarë fletëpalosje. E kush nuk do dinte ta bënte një punë të tillë? Mjaftonte vetëm të shpërndante fletëpalosje publicitare rreth e rrotull. Në apartamente, në vendet publike ose edhe vetëm në rrugë, dhe loja kishte mbaruar. Nuk i qe kërkuar asgjë tjetër, asnjë lloj tjetër detyrimi.
E lehtë, e lehtë si të pish një gotë ujë.
Dhe kjo ishte ajo që bënte çdo mbasdite, një orë ose maksimumi dy orë në ditë, vetëm në ditët mes javës, pasi kishte mbaruar shkollën dhe kishte bërë detyrat. Fundjavave do të çlodhej, argëtohej, dhe do të shpenzonte një shumë minimale nga paratë e fituara: si fëmijë këmbëngulës që qe, ishte marrë vesh me prindërit që tâi mbanin gjysmën; tani që kishte mundësi, donte të kontribuonte në shpenzimet e shtëpisë, me aq sa do të mundte.
Vazhdonte kështu punën me lehtësinë tipike të moshës së vet, pa pyetur veten as se çfarë po reklamonte.
IV
Mbrëmjen e po asaj dite, në orën 18:30, inspektori Xamanji dhe agjenti Finoki u kthyen në rrugën Krakovia për të biseduar me Paolo Karnevalin.
I ranë ziles dhe pas pak minutash u gjendën në apartamentin e tij.
âU njoftova pak më parë për ardhjen tuaj.â, shpjegoi djali. âPo ju prisja. Hyni këtu në dhomën e ndjenjes.â
U ulën në një tavolinë katrore me dimensione mesatare dhe, pas prezantimit, Xamanji filloi të fliste.
âMë falni që erdhëm në këtë orë. Nuk e di nëse jeni mësuar të darkoni shpejt, por sidoqoftë kemi për qëllim vetëm tâju marrim pak nga koha juaj.â
âMos u bëni merakâ, iu përgjigj Karnevali. âNë fakt doja të dija arsyen e kësaj vizite.â
âDuam të bisedojmë në lidhje me Luçia Mistronin.â
âÃfarë ka bërë? I ka ndodhur ndonjë gjë?â
Dukej se nuk dinte asgjë se çfarë i kishte ndodhur ish të fejuarës së tij ose, nëse edhe e dinte, e fshihte mirë.
âKëtë mëngjes, është gjetur e vdekur nga e ëma brenda në apartamentin e saj.â
Paolo Karnevali mbylli sytë për disa çaste, pastaj i hapi prapë dhe tha: âMë vjen shumë shumë keq. Si ndodhi? A keni zbuluar ndonjë gjë? Ma ha mendja se, përderisa jeni këtu, është akoma herët për të dhënë ndonjë emër.â
âJemi duke punuar për këtëâ, sqaroi Xamanji, âPër momentin dimë vetëm se e ëma kishte shkuar në shtëpinë e të bijës dhe, pasi nuk kishte marrë asnjë përgjigje, ishte kthyer të merrte kopjen e saj të çelësave. Kur kishte hapur derën e apartamentit, Luçia Mistroni gjendej e shtrirë mbi dysheme.â
Të paktën për momentin nuk tha asgjë në lidhje me telefonatat kërcënuese.
âShpresoj që të mund ta gjeni shpejt autorin. Përse keni ardhur të flisni me mua? Unë nuk e shihja më Luçian që kur u ndamë disa muaj më parë.â
âDuhet të ndjekim çdo pistë dhe ajo e ish të fejuarit është një nga pistat.â
âAshtu siç ju thashë, unë nuk di asgjë. Nuk e shihja Luçian që prej disa muajsh.â
âDimë se kohët e fundit grindeshit shpeshâ, tha inspektori.
âJua tha e ëma?â
âPo.â
âE kuptoj. Në rregull, kohët e fundit të fejesës sonë grindeshim shpesh, por kjo nuk do të thotë se jam unë autori.â
âNuk duam të themi këtë. Ashtu siç jua thashë, duhet të ndjekim çdo pistë që mund të na çojë tek ai që e ka bërë. Përse ziheshit?â
Pati një pauzë të shkurtër, në të cilën Paolo Karnevali u mendua, para se të përgjigjej: âMund të themi se çdo pretekst ishte i mirë për të filluar një debat të fortë mes nesh. Marrëdhënia, për ndonjë arsye apo tjetër, kishte marrë këtë rrjedhë gjatë muajve të fundit. Grindeshim edhe për gjërat më banale.â
Agjenti Finoki po mbante shënime, duke regjistruar edhe gjënë më të vogël.
âE kuptoj.â, foli inspektori. âMe sa duket kishte disa kohë që zonjusha Mistroni merrte telefonata kërcënuese. E keni idenë se kush mund tâi bënte? Ãfarë dini ju, kush mund të ishte ai që mund të shkonte deri këtu? Ndonjëri që e njihte Lucian dhe me të cilin kishte ndodhur ndonjë gjë e papëlqyeshme.â
âNuk di si tâju ndihmoj, më vjen keq.â
Me sa dukej, nga zoti Karnevali nuk do të shkëpusnin ndonjë gjë tjetër, të paktën tani për tani.
âNë rregull. Në rast se ju vjen në mend çfarëdolloj gjëje në lidhje me zonjusha Mistronin, na telefononi dhe më kërkoni mua.â
Djali tundi kokën.
âAh, dhe një gjë të fundit.â, foli inspektori Xamanji duke u përshëndetur, menjëherë para se të zbriste shkallët, âRrini në dispozicion.â
V
âA mund të paguaj me bankomat?â, pyeti gruaja.
âSigurishtâ, iu përgjigj nënpunësja e palestrës.
âShkëlqyeshëm. Ãfarë formulari duhet të plotësoj për tâu regjistruar?â
âJa ku është. Plotësojeni në çdo pjesë dhe, nëse keni paqartësi, më pyesni.â, i sugjeroi bjondja nga mbrapa banakut. âShkruani me gërma shtypi.â
Gruaja tjetër tundi kokën dhe mori stilolapsin që e gjeti të lidhur me një fije.
âMariolina Spaxhezi? Mirë e lexoj?â, pyeti nënpunësja.
âPo.â
âDhe banoni në rrugën San Vitale numri 12, saktë?â
âPo, e saktë.â
âNë rregull. Do thoja se është gjithçka krejt e lexueshme.â
Pastaj i dha një fletë ku ishte specifikuar rregullorja e palestrës.
Mariolina Spaxhesi e palosi, e vuri në çantë dhe, duke dalë, e përshëndeti gruan tjetër, për të marrë pastaj rrugën për në shtëpi.
Mezi po priste orën për të filluar: prej shumë kohësh i kishte premtuar prapë vetes që të frekuentonte lirisht një palestër, pa qenë e detyruar nga oraret dhe më në fund atë ditë kishte vendosur të kalonte andej.
Kalonte aty para thuajse çdo ditë pasi palestra gjendej në rrugën që lidhte shtëpinë e saj me vendin ku punonte dhe shpesh preferonte më shumë të bënte një shëtitje sesa të përdorte mjetet publike. I konsideronte si përçuese të sëmundjeve gripale dhe fundja, të ecurit i bënte mirë shëndetit, ashtu si kishin thënë gjithmonë.
Atë mbrëmje mbërriti në shtëpi dhe, pasi kishte tërhequr postën dhe kishte konsumuar një darkë të shpejtë me një picë që ia sollën në shtëpi, vajti të flinte në orën 9 të darkës: e zuri gjumi në çast duke qenë shumë e lodhur nga dita e rëndë e punës.
Kur u zgjua të nesërmen, kontrolloi në mëngjes postën që e kishte vendosur mbrëmjen e kaluar në tavolinën e ndenjies.
Disa broshura reklamuese, një kartolinë e dërguar nga një mike e saj që gjendej me pushime në veri të Evropës dhe një zarf i bardhë ku përsipër qe shkruar X MARIOLINA SPAXHEZI dhe adresa e shkruar me gërma të mëdha.
Nuk e dinte se kush qe dërguesi, sepse mesa dukej nuk kishte dashur ta bënte të ditur ose sepse ndoshta do tâia bënte të ditur në ndonjëfarë mënyre brenda zarfit, ose edhe për ndonjë arsye tjetër që Mariolinës nuk i binte ndërmend.
Vendosi filxhanin e kafes me qumësht mbi tavolinë dhe hapi zarfin, gjithë kureshtje rreth asaj se çâmund të kishte brenda.
Me aq e lehtë sa dukej dhe, në përgjithësi nga pamja e jashtme, dukej se nuk kishte gjë brenda.
Në fakt, kishte diçka aty, dhe pikërisht një kartëvizitë. Aty shkruhej:
MASSIMO TROVAIOLI
Drejtor Marketingu
Tecno Italia S.r.l.
Në fund të kartëvizitës kishte një numër telefoni i firmës, një celular, me sa duket po i firmës, dhe një adresë emaili personale.
Me duart që i dridheshin, Mariolinës i ra zarfi në dysheme dhe kartëvizita për një çast, fluturoi në ajër para se të binte në dysheme. E lexoi prapë edhe një herë tjetër gjithë sa shkruhej aty, ku pas saj iu desh të ulej në përpjekje për të kuptuar atë çka po provonte.
VI
Rezultatet nga kontrolli i Policisë Kriminalistike në apartamentin e Luçia Mistronit dhe nga autopsia e saj mbërritën shumë shpejt dhe gati në kohën që pritej.
Në shtëpinë e vajzës me sa dukej nuk ishte gjetur asnjë gjë me interes, të paktën nga një kontroll i parë.
Sido që të jetë, tâi mbajmë akoma shenjat vulosëse deri në përfundim të kësaj historie, kishte specifikuar Xamanji, sepse e dinte që pastrimi i vendit të krimit do të kishte goxha probabilitet në çorientimin e hetimeve dhe në vonesën e zgjidhjes. Dhe akoma më tepër, mund të kishin nevojë gjithmonë për tâu kthyer në atë apartament për kontrolle të mëtejshme.
Apartamenti i qe dukur krejt në rregull, pa ndonjë gjë anormale. Kjo mund të tregonte se autori i atij krimi nuk kishte kërkuar asgjë preçize kur kishte vajtur në shtëpinë e Luçias.
Dhe, mbi të gjitha, brava e derës së jashtme rezultonte në rregull, pa ndonjë shenjë thyerje.
Kështu që kishte të ngjarë që Luçia Mistroni e njihte vrasësin.
Autopsia nuk kishte nxjerrë në pah shenja të ndonjë përleshjeje. Gruaja kishte goditur kokën në mënyrë fatale, dhe si rrjedhojë, ndoshta kishte rënë në tokë.
âAjo çka kemi deri më tani nuk na çon askundâ, tha inspektori Xamanji duke biseduar me kapitenin Luci në zyrën e tij.
âPropozoj që më mirë të kërkojmë midis të afërmve, miqve apo të njohurve të sajâ, foli kapiteni. âKështu pak a shumë do të arrijmë të marrim ndonjë informacion më shumë lidhur me vajzën.â
âJam dakord.â
âDo tâju ndihmojë agjenti Finoki. Ndani detyrat, si fillim. Shkoni prapë bashkë tek e ëma pastaj, në bazë të asaj që do tâju thotë, bisedoni me personat që njihnin vajzën e saj.â
Pasi mbarimit të bisedës, Xamanji dhe Finoki dolën për të shkuar dhe folur përsëri me mamanë e Luçia Mistronit.
Trafiku rrugor atë mëngjes ishte i papërballueshëm, sidoqoftë ia arritën të mbërrinin në destinacion brenda një kohe të pranueshme. Zonja u kishte dhënë adresën e saj menjëherë fill se të dilte nga apartamenti i vajzës një ditë më parë.
Kur gruaja i pa dy policët, u bë gati të hynte prapë në shtëpi pasi po dilte tek dyqani i fruta zarzavateve.
I la të hynin në shtëpi dhe i pyeti nëse do të dëshironin diçka për të pirë.
âJeni shumë e sjellshmeâ, e falenderoi inspektori, âE pranoj me kënaqësi një gotë ujë.â
âGjithashtu edhe për mua, faleminderitâ, tha Marko Finoki.
Gruaja e hodhi ujin në dy gota të mëdha qelqi dhe ua dha dy mysafirëve.
âKemi përsëri nevojë për ndihmën tuajâ, ia nisi inspektori pasi kishte pirë një gllënjkë.
âMë thuaj.â
âA mund të më bëni një listë të të gjithë përsonave që njihte vajza juaj? E kam fjalën për të afërmit, miqtë dhe të njohurit. Përsa i përket vendit të punës mjafton që të na thoni emrin e firmës.â
Gruaja mori një fletë letre, filloi të shkruante dhe, me të mbaruar, të dy policët e kuptuan se do tâu duhej të bënin goxha punë për të arritur të flisnin me të gjithë në një kohë sa më shkurtër.
Xamanji e mori fletën, e palosi dhe e vuri në xhep.
âNga hera e fundit që jemi parë, a ju ka ardhur ndërmend ndonjë gjë që mendoni se mund të na ndihmojë në punën tonë?â, e pyeti më pas.
âPër momentin jo, por nuk e kam harruar. Sapo të kem ndonjë gjë për ju, nuk do të hezitoj tâju telefonoj.â
âJu falenderojmë.â, tha Marko Finoki.
âTani është më mirë që të largohemi, zonjë. Na pret puna.â Këtë herë ishte inspektori Xamanji ai që foli.
Të dy policët u ngritën gati në një kohë, përshëndetën gruan dhe dolën.
Fleta që u kishte dhënë gruaja, panë se ishte shumë e hollësishme: për çdo emër në listë, qe specifikuar lloji i njohjes apo i lidhjes dhe, përbri qe shënuar edhe adresa e atyre që u dihej.
Xamanji vendosi që të fillonte me emrat e atyre për të cilët kishte të dhëna të plota dhe do tâua linte si detyrë agjentëve në zyrë që të plotësonin listën me të dhënat që mungonin.
Inspektori do të merrej me të afërmit dhe agjenti Finoki me miqtë.
Para se të fillonin punën e vështirë të mbledhjes së informacionit, kaluan prapë nga stacioni i policisë dhe Xamanji përfitoi nga rasti për të bërë dy fotokopje të listës që kishte përpiluar gruaja: një kopje ia la agjentit Finoki, një ia dha agjentit të ngarkuar për kërkimin e të dhënave që mungonin dhe origjinalin Xamanji e vuri prapë në xhep.